Përfshihet nga flakët shtëpia në Berat, brenda banesës mbetet e mitura në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr ka rënë sot në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Drejtoria e Mzsh Berat mori njoftimin për zjarr nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Pasi mbërritën në vendngjarje panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë shqyer derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin.

Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar./O.S

Të fundit

Erdogan po “pushton” Europën përmes euros dhe dhëndrit

Industria turke e mbrojtjes nuk kufizohet më vetëm në eksportin e dronëve dhe sistemeve të armëve. Ajo po kalon...

Ekspertët: Rregullat e reja nga Banka e Shqipërisë do ulin shitjet e apartamenteve

Vendosja e rregullave të reja nga Banka e Shqipërisë prej datës 1 korrik për marrjen e një kredie, do të ndikojë në shitjen dhe...

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e spanjollit është shumë e madhe. "Edhe...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Lajme të tjera

Web TV