Rama dhe Veliaj publikojnë fotot nga shkolla “Emin Duraku”: Standardet më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar fotot nga puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”.
Rindërtimi i shkollës së re me financim të Bashkimit Europian është drejt fundit dhe shumë shpejt ajo pritet të hapë sërish dyert për të mikpritur nxënësit, por me kushte shumë herë më të mira se e vjetra.

“Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në zemër të Tiranës, financuar nga BE. Shkolla do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama dhe Veliaj.

Shkolla e re “Emin Duraku” do të jetë një tjetër xhevahir në buqetën e shkollave që janë shtuar Tiranës këto 9 vite.

Me një kapacitet prej 1200 nxënësish, kjo shkollë, e cila gjithashtu u dëmtua nga tërmeti, do të ketë në përfundim të saj klasa moderne, laboratorë, bibliotekë, si dhe palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor./kb

Të fundit

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës 'Feti Borova'. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me...

“Putin s’është burr i keq”/I dërguari i Trump hedh poshtë planin e kryeministrit britanik

Plani i kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer, për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, është hedhur poshtë nga...

“2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S’u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me deputetë dhe kandidatë për deputetë të PS në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama...

Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Ambasada e amerikane: Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën do të dëbohet!

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm duke përcjellë mesazhin e qartë se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV