Së fundmi kryeministri Rama ka publikuar pamje nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë, ku shihet se punimet janë drejt përfundimit dhe se kjo shkollë është ndërtuar me standardet më të mira.
“Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në zemër të Tiranës, e cila do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.