Sali Berisha kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë, caktohet data për shqyrtimin e çështjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për liri nga masa e “arrestit në shtëpi”. Seanca do të mbahet në orën 13:30 të 9 prillit, një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri. Në Gjykatën e Lartë, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”. Ish-kryeministri ndodhet nën hetim për “korrupsion” për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër. Dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet  gjithashtu në arrest shtëpie, në përfitimin e pronave të truallit. Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e tij për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit.

Shqipëria s’ka të ardhme me Ramën

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalimin e tij të përditshëm nga banesa ku ndodhet në “arrest shtëpie”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në protestë. Këtë fundjavë Berisha theksoi se ka ardhur momenti për të përmbysur këtë regjim, pasi në të kundërt Shqipëria nuk do të ketë një të ardhme. “Ndaj dhe sot o kurrë, të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij armiku të egër, të pashpirt dhe antishqiptar. I bëj thirrje çdo të riu, të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë së tij. Përgjegjësia e tij nuk është vetëm vetja. Përgjegjësia e tij është e ardhmja e Shqipërisë sepse ai vetë është e ardhmja. Nëse ai nuk ka të ardhme këtu, Shqipëria vdes. Ndaj dhe sot të ngrihemi, të ngrihemi! U bëj thirrje të gjithë atyre që janë profesione të lira, shërbëtorë të mirë të shoqërisë, ngrihuni me guxim sepse PD ka faktuar se cila është. Ngrihuni të përmbysim këtë regjim, në mënyrë që t’i rikthejmë votën e lirë shqiptarëve. Të përmbysim këtë regjim në mënyrë që të dy dhe trefishojmë rrogat e shqiptarëve. Të përmbysim këtë regjim që të presim me gërshërët e ligjit, duart hajdute të pushtetit, që shtrihen mbi pasuritë e shqiptarëve. Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin. U bëj thirrje pensionistëve, që keni kaq shumë kontribute dhe sot trajtoheni me asgjë, ngrihuni për vete dhe për nipërit tuaj, ngrihuni për veten dhe vendin tuaj. U bëj thirrje medieve të heqin dorë nga kjo propagandë e shpifur se nuk ka akte më të rënda se t’i shërbesh këtij regjimi duke mashtruar qytetarët”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe :  Basha: Pjesa tjetër e opozitës nuk janë në gjendje të prodhojnë një diskurs politik

Protesta e 20 shkurtit

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar protestën e 20 shkurtit duke thënë se ajo ishte vetëm një provë e përgjithshme para atij që do të jetë sulmi përfundimtar mbi regjimin. Berisha tha se në kushtet ku po jetojmë sot, është e domosdoshme dhe urgjente mosbindja civile. “Çdo ditë, Edi Rama, ky pushtetar prej 25 vitesh në pushtet, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij, vendos të dëshpërojë, të poshtërojë, të injorojë, të varfërojë, të vjedhë shqiptarët gjithnjë e më shumë. Çdo ditë, oratorët nga kjo platformë denoncojnë njëri pas tjetrit këto akte, të cilat në një vend tjetër do kishin rrëzuar çdo muaj një qeveri. E them këtë për të theksuar se urgjente, sa jetike, sa vendimtare është sot mosbindja jonë civile ndaj këtij regjimi, i cili nuk ndalet me asgjë përveçse me forcën e mosbindjes civile”, u shpreh Berisha nga dritarja e banesës së tij. Më tej ish-kryeministri edhe një herë hodhi akuza për të gjitha tenderat dhe kullat, për të treguar vjedhjet që po i bëhen vendit dhe qytetarëve. “Edi Rama nga zyrat e tij përcakton tani çdo ditë tenderat që fiton klientela e tij dhe që ai merr përqindjen. Firmos kullat, në të cilat ai siç thonë rëndom, merr 30-përqindëshin. Shpërndan bonot e investitorëve strategjike, ku përsëri vetë është në përqindjet më të majme. Firmos plaçkitjen e 1.4 milionë metër katror tokë publike në Durrës me një vlerë 1.8 miliardë euro. Çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët. Pasuritë e saj, pasuri të ndaluara për shqiptarët, pasuri të mallkuara për shqiptarët, pronë e hajdutëve qeveritarë. Çdo ditë që kalon është vonesë e madhe në betejën tonë pa kthim për mosbindje civile. 20 shkurti ishte prova e përgjithshme, qytetarët presin, sulmin, sulmin, sulmin përfundimtar mbi regjimin që sundon në aleancë me krimin, me vjedhjen, drogën. Vetëm mosbindja civile e pandalshme, e pandërprerë, është zotimi ynë, është betimi ynë, është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë të drejtë”, nënvizoi Berisha./e.t

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV