Aksidenti tragjik me 8 viktima, reagon kryebashkiaku i Këlcyrës, zbardh detaje tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klement Domi, kryetari i Bashkisë së Këlcyrës ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në një emision televiziv, për të folur rreth aksidentit tragjik ku humbën jetën 8 persona në Këlcyrë.

Kryebashkiaku tha se në këtë aksident të rëndë kanë humbur jetën 8 persona, mes të cilëve, 7 kanë qenë emigrantë.

Ai tha gjithashtu se ende po i vijojnë hetimet e policisë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa shtoi se trupat e dy prej viktimave mendohet të jenë ende në makinë.

“Është një aksident shumë i rëndë, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar humbën jetën në orët e mëngjesit. Për momentin policia po bën ekspertizën dhe po merret me gjithë situatën. Nga ana e bashkisë, kanë shkuar për mbështetjen e zjarrfikësve dhe të gjitha mbështetjen tjetër.

Nga momenti në moment presim të mbarojë punën policia. Ka pasur një problematik pasi mendohet se dy trupa janë ende në makinë”,-tha Domi./O.S

Të fundit

Tronditet futbolli kolumbian, futbollisti lëkundet dhe rrëzohet në fushë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin kolumbian dhe jo vetëm. Pamjet e futbollistit Andrés Filip Román që lëkundet...

Itali, shqiptari godet me thikë maqedonasin për arsye xhelozie

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali, përpara Bar Cristallo. Për arsye ende të paqarta,...

700 euro për kamerierët dhe 1400 euro për kuzhinierët, Tatimet publikojnë pagat

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin e turizmit dhe u bën thirrje tatimpaguesve në këtë sektor që të deklarojnë saktë...

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri iranian kërcënon Izraelin

Komandanti i sapokomanduar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammad Pakpour, kërcënoi të “hapë portat e ferrit”, si kundërpërgjigje për sulmet e Izraelit në...

Aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza”

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë...

Lajme të tjera

Web TV