E harroi Ilnisën?! Habit Meri Shehu, tregon fituesin e BBV3: Unë besoj se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”.

Pasi bëri parashikimin e yjeve për secilën shenjë të horoskopit për muajin prill, ajo u ‘ngacmua’ pak nga moderatorët edhe në lidhje me reality show-n.

Kur i thanë se balerini i njohur, Graciano Tagani, është bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, astrologia tha se ajo nuk do e bënte një gjë të tillë.

Sipas Merit, ajo e ka përfunduar ciklin e saj në “Big Brother VIP” dhe nuk ka mundësi rikthimi.

“Unë besoj se i kam mbaruar punët me Big Brother, e kam përfunduar ciklin tim. Nuk ka më mundësi. Një akrep shkon deri diku, mbahet deri dikur, por kur vjen një moment pastaj nuk mbahet më. Tashmë jo, nuk vete më”, tha ish-banorja.

Ndërsa e pyetur në lidhje me fituesin e mundshëm të këtij edicioni të tretë të BBV, Shehu tha se nuk shikon ndonjë fitues.

“Unë nuk shikoj ndonjë fitues se i kam njohur ata. Varet kë pëlqen publiku. Unë me nuancat se çfarë pëlqen publiku shqiptar nuk e di, nuk e kap dot thelbin. Thelbin nuk e kam kapur dot, varet se ça do pëlqehet deri në fund”, tha Meri.

Kujtojmë se ish-banorja ka patur një raport shumë të mirë me Ilnisa Agollin, por mesa duket loja që po bën gazetarja tani nuk i pëlqen Merit pasi nuk e përmendi emrin e saj si fituese./E.T

Të fundit

VIDEO/ Inter “ngec” në barazim ndaj Cagliarit, shtyhet festa e titullit për zikaltërit

Cagliari ndal Interin në “San Siro” në një barazim 2-2 dhe i detyron zikaltrit ta fitojnë derbin e javës...

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron ku diskutuan në lidhje me...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Lajme të tjera

Web TV