Ilir Meta ka dalë në deklarata këtë javë me një retorike ndryshe nga e shkuara, duke shpalosur ato që cilëson si 5 prioritet e PL-së, me objektiv për 20 vitet e ardhshme.
Edhe këtë të martë, Meta mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë së tij dhe ndryshe nga më parë, anashkaloi faktorët e tjerë opozitarë, e as aleatin më të ngushtë të tij Berishën, duke folur për rregulla që do të vendos në funksionimin e shtetit, madje duke u rikthyer në kohën kur ka qenë kryeministër.
“Do ta bëjmë shumë herë më mirë seç i ka bërë Ilir Meta, kur ishte kryeministër 30 vjeç, i papërvojë. Me atë vendosshmëri kur e pastroi parkun Rinia. U tha, u bë”
Ilir Meta po ashtu u foli mbështetësve të tij për një histori të re që do të fillojë Partia e Lirisë.
“Ne fillojmë një histori për 20 vitet që vijnë, sepse kemi 20 vjetorin e krijimit të LSI, dhe ne duhet të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga nepozimi dhe krahnializimi. Një parti që është e qartë në këtë, nesër kështu do e ketë edhe në drejtori, tatime e dogana”.
A është kjo histori e re që deklaron Ilir Meta, pa aleatin Berisha e Rithemelimin?
Me shpalosjen e prioriteteve, a ka ndryshuar Meta qëndrim se do mbështesë një kandidat të përbashkët opozitar për kryeministër apo do të dal më vete?
E qartë aktualisht se se Ilir Meta nuk preferon të flas për koordinim mes opozitës, planet për zgjedhje, Ferderatën e Partive Opozitare dhe objektivat e saj për betejën e 2025./ S.M