Notarja 89-vjeçare fiton medalje dhe frymëzon të rinjtë në Kili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eliana Busch me rrahjet e rregullta të krahëve e trupit, kalon shpejt gjatësinë e pishinës ku stërvitet, teksa i mëson mjeshtërinë e saj si fëmijëve dhe të rriturve.

89 vjeçarja sapo ka fituar medalje të artë në kampionatin e notit në Doha përveç nderimeve të tjera që ka marrë ndër vite.

“Dua t’i them të moshuarve se jeta duhet jetuar në çdo minutë që Zoti na ka dhënë fizikisht, duke e menaxhuar me mendjen tonë”, thotë Eliana.

Gruaja nuk i tregon fare vitet e saj dhe përshkon tre apo katër herë pa ndalur gjatësinë e pishinës 25 metërshe.

Busch thotë se pret tashmë disa gra japoneze në moshë të ngjashme me të sajën për të konkurruar në kupën Kyushu në Japoni, ndërsa më parë ka fituar medalje ari në disiplinat 100 e 200 metra stili lirë, 50 metra bretkosë dhe  50 metra shpinë.

Eliana Busch së shpejti do të mbushë 90 vjeçeppor thotë se ndjehet në shëndet të mirë.

“Dua të konkurroj e të fitoj, edhe pse e di se do të vija dita kur duhet të ndaloj. Por për sa kohë që marr vlerësime të mira, do të vazhdoj të notoj”, thotë ajo.

Ajo tregon me krenari foto në veshje noti të viteve 1950-të kur publikohej në revista e gazeta.

Në moshën 20 ajo thotë se u martua me një oficer kavalerie dhe hoqi dorë nga noti për të kaluar te kalërimi. Por më pas në moshën 78 vjeçare nje aksident e detyroi të hiqte dorë nga kalërimi e të rikthehej te noti.

“Duke u përpjekur të zbus një kalë race arabe u rrëzova e theva krahët, brinjët e qafën, dhe për rikuperimin më ndihmoi noti”, thotë gruaja, duke shtuar se prej atëherë, me nxijten e fëmijëve iu dedikua notit për veteranët./AFP/kb

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV