Paralajmërimi i presidentit të Bjellorusisë: Po përgatitemi për luftë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko e ka bërë të qartë se shteti që drejton, po përgatitet në mënyrë aktive për luftë. Deklaratën e bëri gjatë një vizite në Grodno.

“Mos i besoni askujt që ne duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë dhe për këtë po flas sinqerisht. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha Lukashenko para mediave.

Mes të tjerash, Lukashenko zbuloi gjithashtu se Bjellorusia po pajis forcat e saj të armatosura me armë të veçanta.

Pavarësisht kësaj, Lukashenko tha se Bjellorusia nuk përbën kërcënim për asnjë vend pasi nuk kërkon të përfitojë territore të tjera.

“Nuk kemi nevojë të kërcënojmë askënd. Ne nuk duam tokën e dikujt tjetër. Zoti na ndihmoftë ta punojmë këtë që kemi.”- shtoi presidenti bjellorus.

Në shkurt 2023, Lukashenko kishte deklaruar personalisht se qeveria e Bjellorusisë është e përgatitur të ofrojë tokën e saj për një inkursion të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë dhe se ai është i përgatitur të shkojë në luftë nëse Ukraina sulmon Bjellorusinë. Putin e bëri të qartë se vendosja e armëve taktike bërthamore ruse në territorin Bjellorusi në vitin 2023 nuk do të shkelte Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore./kb

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV