“S’e mund dot Ramën”/ Zekthi: Foltorja, lëvizje e kotë dhe e izoluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi tha se është kundër bashkimit të Foltores me PD-në zyrtare. Ai thotë se Foltorja është një lëvizje e kotë, e izoluar ndërkombëtarit dhe që nuk e mund dot Ramën.

“Obama përdori një shprehje madhështore në një fjalim në Kajro. Ne e shtrimë dorën por duhet të hapni grushtin. Bashkim është hapja e grushtit. Foltorja ka një gjuhë lincuese dhe bolshevike dhe kush mendon ndryshe është armik i tyre.

Unë nuk besoj fare te bashkimi. Demokratët janë njerëz të thjeshtë, kanë vetëm një shqetësim si e si të krijohet mundësia që një opozitë e drejtë të rrëzojë qeverinë.

Nëse demokratët kanë shkuar në një masë të madhe te Berisha, nuk kanë shkuar se bien dakord por sepse mendojnë se është forca më kryesore për të mundur Ramën.

Gjë që është e pavërtetë sepse ajo forcë nuk e mund dot Ramën. Një forcë e izoluar ndërkombëtarisht, në atë masë shkatërrimtare sot Berisha dhe partia e tij, nuk mund të fitojë dot në Shqipëri dhe në asnjë vend. Është lëvizje politike e kotë.

Ajo bën zhurmë, ka njerëz, trazon politikën, bën marrëveshje me Ramën por nuk është alternativë politike sepse është izoluar ndërkombëtarisht dhe nuk ka zgjidhur dhe nocionin më themelor, është në përplasje të qartë me tezat kryesore të perëndimit dhe SHBA-së.

Pra për demokratët nëse do të binden se Basha dhe PD e kanë seriozisht, kanë disa ide të mira, ata do të vijnë këtej.”, tha Zekthi./   S.M

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV