U zhvillua sot në Gjykatën e Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga grupi i përfaqësuar nga Gazment Bardhi, për çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar të PD.
Seanca u shty për më 30 prill, kohë gjatë së cilës Gjykata e Tiranës do të administrojë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e PD.
Në të njëjtën seancë do të shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.
Kujtojmë se Këshilli Kombëtar i PD më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike. Grupimi i përfaqësuar nga ky i fundit ka bërë kërkesë që të bëhet pjesë si palë në proces.
Vendimi i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Një grup deputetësh janë ngarkuar të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e vendimit të Këshillit, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike, në rrugë ligjore për të kundërshtuar çdo akt që bie ndesh me vendimin. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PD, si organi më i lart drejtues i Partisë, i ka autorizuar deputetët që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PD Lulzim Basha nga regjistri i partive politike./e.t