Zbulohet skema/ Ja si shqiptarët arrijnë të përfitojnë letrat angleze pas marrëveshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bandat shqiptare synojnë gratë shtatëzëna britanikë që janë të gatshme të regjistrojnë emigrantët si baba të fëmijëve të tyre, raporton prestigjozia ‘The Sun’.

“Ne mund ta zbulojmë mashtrimin pasi shifrat tregojnë se numri i emigrantëve me varka të vogla që kalojnë Kanalin Anglez deri më tani këtë vit ka kaluar 5,400, një rekord i ri. Gjatë hetimit tonë, gjetëm një llogari të ‘TikTok’, e cila që atëherë është hequr, duke e quajtur veten “Shërbimet Konsullore Londër”, thuhet në shkrimin e medias britanike.

“The Sun” shkruan se edhe në “Facebook” kanë gjetur një faqe për shqiptarët në Britani, ku një person kërkonte që të paraqitej si njerk, për të njëjtën arsye.

Sipas medias britanike, kjo është kthyer në proces, ku shqiptarët që kërkojnë të pajisen me letra britanike, përdorin kundrejt përftimeve gratë shtatzëna.

“Vërshimi i emigrantëve vazhdon, megjithatë, me 3,180 të ardhur nga të gjitha vendet vetëm muajin e kaluar. Rreth 5,435 në total dhe 114 varka janë kapur deri më tani këtë vit.

Numrat në rritje kanë grumbulluar më shumë presion mbi Rishi Sunak i cili është zotuar të ndalojë gomonet.

Plani i kryeministrit për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë do të kthehet në Parlament në ditët në vijim dhe qeveria shpreson të heqë fluturimet nga toka brenda javësh”, thuhet në shkrim./   S.M

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV