3 Prill 1948/ Nënshkruhet “Plani Marshall”, 13 miliardë dollarë për Europën e shkatëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi i ndihmës për rindërtim (ERP), njohur gjerësisht si një koncept ekonomiko-politiko-historik tashmë me emrin plani “Marshall”, ishte programi më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit evropian (në fakt arriti të përfitonte vetëm pjesa perëndimore e tij) pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në 3 prill 1948 Presidenti i SHBA-së nënshkroi ligjin e Aktit të Ndihmës së Huaj, i njohur zakonisht si Plani Marshall. Programi në fjalë u iniciua nga ish-sekretari amerikan i Shtetit për Punët e Jashtme (mandati i të cilit në këtë post zgjati nga 1947-1949) dhe më pas, mbajtës i çmimit “Nobel” për paqe në vitin 1953, George C. Marshall. Plani që u pagëzua me emrin e tij u përpunua më pas nga ekspertët e Departamentit të Shtetit, William L. Clayton dhe George F. Kennan. Për nisjen e vënien në jetë të këtij plani pati tri arsye bazë: ndihma për popujt evropianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria, si pasojë e një lufte, më shkatërrimtarja që njerëzimi kishte përjetuar ndonjëherë,[nevojitet citimi] pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional që do të bënte të mundur shitjen e produkteve të ndërmarrjeve amerikane me mbiprodhim. Programi kanalizoi më shumë se 13 miliardë dollarë ndihma në Europë midis viteve 1948 dhe 1951.

Plani në fjalë nisi udhën zyrtarisht pas një takimi të datës 5 qershor 1947 në Paris, ku morën pjesë 16 shtete evropiane. Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Evropës Lindore, që asokohe sapo kishin nisur të binin nën diktatin sovjetik, gjithsesi morën të gjithë ftesë për pjesëmarrje në këtë program, por Stalini e cilësoi planin si “rrezik për interesat sovjetike në Evropën Lindore”, vargun e vendeve të të cilit ai e trajtonte si një “rrip sigurie” përballë ekspansionit amerikan. Ai ndaloi kësisoj shtetet nën ndikimin e BS-së të merrnin pjesë e të përfitonin nga ky program bujar. Programi zgjati katër vjet. Shuma e ndihmave ekonomike të lëvruara si pasojë e këtij programi nga SHBA-ja arriti shifrën e rreth 12,4 miliardë dollarëve – ose 85 miliardë euro me normat e sotme të këmbimit – në kredi, lëndë të para, mallra ushqimore e ato të konsumit.

Lexo edhe :  Më shumë të huaj/ Rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane

Ekonomitë e Europës Perëndimore u rritën në një shkallë të paparë; marrëdhëniet në të gjitha fushat çuan në krijimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO); ndërsa begatia ekonomike e udhëhequr nga industritë europiane të qymyrit dhe çelikut, ndihmoi në hedhjen e themeleve të atij që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Kalendar

3 Prill 1917 –Lenini mbërrin në Petrograd nga Zvicra. Ai botoi në gazetën bolshevike Pravda të “Tezave të Prillit”. Pa u mbyllur viti, Lenini do të përmbyste qeverinë ruse dhe do të merrte kontrollin e vendit.

3 Prill 1949 –SHBA-ja, Britania, Franca dhe Kanadaja nënshkruajnë në Uashington paktin e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO. Të nesërmen ky pakt do të nënshkruhej edhe nga 8 vende të tjera evropiane:Belgjika, Danimarka, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Portugalia.

3 Prill 1958 – Revolucioni Kuban:Rebelët e Fidel Kastros, nisin sulmin ndaj kryeqytetit të vendit, Havanë.

3 Prill 2004 – Terroristët islamikë të përfshirë në shpërthimet e Madridit, rrethohen nga policia në banesën e tyre, teksa vrasin veten, duke mos pranuar të dorëzohen.

3 Prill 2016 – ”Panama Papers”:Një rrjedhje e madhe informacioni zbulon të dhëna mbi 214.488 kompani off-shore, që fshehin të ardhurat e njerëzve më të pasur të botës, duke shmangur pagimin e taksave.

3 Prill 2017 – Një bombë shpërthen në metronë e Shën Petersburgut në Moskë, duke vrarë 14 persona, dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

 

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV