Krimi ekonomik “mbyt” Gjermaninë! Të prekura, mbi një e treta e të gjitha kompanive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi një e treta e kompanive në vend rezultojnë të prekura nga krimi ekonomik, e sektorët më të cenuar sipas një anketimi të Institutit Ekonomik Gjerman janë ata të IT-së dhe financat e kontabiliteti. Dhe niveli i dëmit të shkaktuar llogaritet në miliardë euro. Sondazhi tregon se  34 për qind e të gjitha kompanive në Gjermani përballën me raste të krimit ekonomik si mashtrimi, korrupsioni, çmimet e ndaluara, evazioni fiskal apo puna e padeklaruar vitin e kaluar. Kjo është shkalla më e lartë që nga viti 2014.

Pjesë e anketimit u bënë përfaqësues të 1001 kompanive gjermane. Të dhënat e tij mbështeten edhe nga statistikat e krimit policor të Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për zhvillimet në vitin 2022. Numri i krimeve ekonomike u rrit për të tretin vit radhazi. Numri i përgjithshëm i rasteve të krimeve në vitin 2022 ishte rreth 73.000. Ndërsa në pesë vitet e fundit, numri mesatar i rasteve të krimeve në kompani ka qenë rreth 53.000 raste. E ndërkohë supozohet që numri i rasteve të pa raportuara të jetë edhe më i lartë.

Në përmbledhjen e studimit theksohet se autorët e këtyre shkeljeve “ janë kryesisht meshkuj, nga fundi i të 30-tave deri në mesin e të 40-tave, me ngjyrë të bardhë, zakonisht me origjinë gjermane dhe kanë një nivel të lartë arsimor në kombinim me disa vite përvojë profesionale në një pozicion drejtues”. Sipas raportit, rreth gjysma e krimit ekonomik në Gjermani kryhet nga persona jashtë kompanisë./O.S

Të fundit

Tenderët publikë, si do të zhvillohen pas 3 Qershorit?

Nga data 3 Qershor procedurat tenderuese do të kryhen sipas kufijve të rinj monetarë, të miratuar nga qeveria. Agjencia e...

I papërtueshmi Meta, e nis ditën me urimin e ditëlindjes së poetit Naim Frashëri

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot ditëlindjen e poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, me disa vargje të...

SPAK ‘frenon’ rritjen e çmimeve të apartamenteve

Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimet në pronat e paluajtshme, mbetet mënyra kryesor për pastrimin e parave në Shqipëri”, tha pak ditë...

‘Katunar pa pretendime dhe i padukshëm’/ Ku e sheh veten kryeministri Rama pas 20 vitesh

Ku e sheh veten kryeministri Edi Rama pas 20 vitesh? Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj Rama tregoi “Duke u marrë me...

Teknologjia e shëndetit/ Inteligjenca Artificiale do vizitojë njëlloj si një mjekët

Inteligjenca Artificiale do t’ju vizitojë njëlloj si një mjek. Inteligjenca Artificiale është shumë premtuese në kujdesin shëndetësor. Por ajo gjithashtu përballet me pengesa të...

Lajme të tjera

Web TV