Njihu me 10 njerëzit më të pasur në botë, sipas Forbes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista e famshme Forbes ka publikuar listën e përvitshme të njerëzve më të pasur në botë dhe duket se numri i miliarderëve sa vjen edhe po rritet. Sipas Sky.com, rreth 2,781 njerëz kanë një vlerë të përbashkët prej 14.2 trilion dollarësh.

Lista e Forbes përmban 200 njerëzit më të pasur në botë, por ne po të sjellim 10 prej tyre.

Lista kryesohet nga Bernard Arnault dhe familja

75-vjeçari Bernard Arnault dhe familja është personi më i pasur në planet, me një pasur neto prej 233 miliardë dollarësh. Ai jeton në Francë dhe ka në pronësi 75 marka të mirënjohura në botë, duke nisur që nga moda e deri te kozmetika. Arnault, nën ombrellën e LVMH, ka në pronësi edhe Louis Vuitton dhe Sephora.

Elon Musk

Elon Musk, ndonëse nuk është më në vendin e parë, sërish qëndron bindshëm në listë. CEO i Tesla dhe SpaceX ka një vlerë prej 195 miliardë dollarësh.

Jeff Bezos

Themeluesi i Amazon, ka një pasuri prej 194 miliardë dollarësh.

Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook dhe grupit META është gjithashtu pjesë e listës dhe posedon një pasuri prej 177 miliardë dollarësh, në moshën 39-vjeçare.

Larry Ellison

Ai është themeluesi i softuerit Oracle. Me një pasuri me vlerë prej 177 miliardë dollarësh, ai ka përdorur bizneset e tij për të ruajtur dhe marrë informacion.

Warren Buffett

Investitori dhe CEO i konglomeratit shumëkombësh “Berkshire Hathaway”, 93 vjeç, ka një pasuri me vlerë 133 miliardë dollarë.

Bill Gates

Gates vijon të mbetet në listën e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe ka një pasuri neto prej 128 miliardë dollarësh.

Steve Ballmer

Steve ka qenë CEO i Microsoft, një shkallë poshtë Gates, por duket se e ka pozicionuar veten në listën e famshme të Forbes. Ai posedon një pasuri prej 121 miliardë dollarësh.

Lexo edhe :  "Ardhja e Trump ishte moment "shoku", Macron: Europa të forcojë "muskujt" përballë SHBA

Mukesh Ambani

Kompania e tij, “Reliance Industries”, është korporata më e madhe e sektorit privat në Indi, me interesa në shitje me pakicë, shërbime financiare, naftë dhe gaz, petrokimike, telekomunikacion dhe shërbime financiare, duke e bërë atë me vlerë 116 miliardë dollarë. Ai është edhe i ati i Anant Ambani, i cili ftoi për të performuar në dasmën e tij Rihanna-n.

Larry Page

Page ka një pasuri prej 114 miliardë dollarësh. 51-vjeçari është aksioner kontrollues në Alphabet, kompaninë mëmë të Google. Larry Page ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si CEO në vitin 2019./E.Ç

Të fundit

Fluks i lartë në doganën e Morinës, kosovarët zgjedhin ta festojnë Pavarësinë në Shqipëri

Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit...

Rusia ndryshon qasje: Tani do të flasim për paqe, jo për luftë!

Kremlini tha sot se rëndësia e bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të...

Emigrantët vetëm e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s’kanë marrë asgjë prej saj!

Alban Daci Me eksodin e tyre në fillim të viteve '90, shqiptarët i perceptuan sikur të ishin pushtues të Italisë! Kishin kaluar disa shekuj që...

Tragjike/ Foshnja 9-muajshe sulmohet për vdekje nga qeni pitbull

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Napolit në Itali, pasi një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga një pitbull. Ngjarja...

Zhvendosja e palestinezëve/ Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës. Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV