Vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare me Greqinë! Nuk lejohet të kalojë asnjë makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë. Konkretisht në 4 pikat Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Pra, nëse mjetet apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht.

Sa i takon pikës së kalimit kufitar në Kapshtisë, gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se gjatë ditës së djeshme lëvizjet kanë qenë shumë të pakta sidomos në dalje të Greqisë ku përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 307 shtetas. Një numër pak më i lartë është regjistruar në hyrje ku përgjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë drejt vendit tonë 600 shtetas.

Sipas policisë arsyet se pse qytetarët kanë udhëtuar drejt vendit tonë dhe anasjelltas kanë qenë për arsye të ndryshme, por që kryesisht lidhen me emergjencat shëndetësore ndërkohë që ajo që bëhet e ditur dhe që theksohet është se është lejuar hyrja apo dalja si këmbësorë./E.T

Të fundit

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë...

Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku!

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog...

Ngjela: Pse është i qetë Rama!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën tha se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk...

‘MailOnline’: Pensionistët britanikë zgjedhin Shqipërinë si destinacionin për të jetuar

Ujërat e kristalta dhe plazhet e arta të Shqipërisë i kanë dhënë asaj titullin “Maldivet e Evropës”, shkruhet në të përditshmen britanike “MailOnline”. “Vendi i...

Kur do ta marrin pensionistët shpërblimin e premtuar

“Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht...

Lajme të tjera

Web TV