Presidenti Bajram Begaj, në një postim në rrjetin social X, ka shkruar për 75 vjetorin e NATO-s, duke thënë se “jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë”.
Begaj shtoi gjithashtu se pa NATO-n siguria globale është e paimagjinueshme.
“Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme”, shkruan Presidenti./O.S