Basha akuza ndaj Rithemelimit dhe mazhorancës për Amnistinë Penale: Aleancë anti-SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një prononcim para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend, i qëndron deklaratave të tij se amnistia penale është një pazar mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

Basha e cilësoi aleancë anti-SPAK, duke thënë se pazari është bërë për të zyrtarët e korruptuar.

“Pothuajse asnjë protestues nuk përfiton dhe për këtë mjafton të shihnit analizën e Pd të pazarit të bërë në fshehtësi.

Që përfitojnë me këtë propozim të dënuar nga SPAK kjo është evidente dhe mjafton të shikoni shënimin tim

Fakti është i thjeshtë, aleanca anti-SPAK kjo është përpjeke për të kthyer opozitën në një aneks të mazhorancës. Ja ku u katandis revolucioni, në një Pazar me Edi Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar”, tha Basha./O.S

Të fundit

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Disfatë totale në zgjedhje, dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet...

Epike! Kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes, e zgjon kolegia

Një kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka zënë gjumi, gjatë një mbledhjeje të Dhomës së Përfaqësuesve, që zgjati gjithë natën. Sipas mediave...

BIRN: Partitë politike nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik, organizatat konstatojnë...

Lajme të tjera

Web TV