test

Bashkia Tiranë nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e ekonomisë në bashkëpunim me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Tiranë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me URBACT, program i financuar nga Bashkimi Evropian. Bashkë me qytete të tjera europiane, ata kanë nisur një nismë për të promovuar zhvendosjen drejt një qyteti me ekonomi qarkulluese.

Qytetet kanë mundësi të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të ndajnë ide rreth iniciativave dhe strategjive afatgjata në nivel europian dhe lokal.

Projekti fitues “LET’S GO CIRCULAR” synon të sjellë qytetarë, biznese dhe shoqata në një tavolinë të përbashkët për të zhvilluar strategji dhe projekte që promovojnë ekonominë qarkulluese në qytetin e Tiranës.

Gjatë muajve Nëntor 2023 dhe Shkurt 2024 janë zhvilluar takime me partnerët lokal për të diskutuar vijueshmërinë e projektit. Këto takime konsistuan në një prezantim të përgjithshëm të projektit dhe hapat që do të merren për realizimin e tij.

Më datë 29.03.2024, në galerinë “Zenit” u zhvillua takimi i tretë me Urbact Local Group, ku u diskutua për përcaktimin e qartë të vizionit dhe objektivave për Planin e Veprimit për Ekonominë Qarkulluese. Plani parashikohet të përfundojë brenda vitit 2025 dhe do të përqendrohet në minimizimin e paketimeve plastike dhe organizimin e eventeve të gjelbra.

Gjatë fazës së implementimit të projektit, do të vërehet realizueshmëria e objektivave të përcaktuara. Projekti “Let’s Go Circular” do të vazhdojë me takime të tjera midis partnerëve lokal dhe ndërkombëtarë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe duke promovuar kalimin nga ekonomia lineare në atë qarkulluese./E.T

Të fundit

Mbappe shmang operacionin në hundë, francezi do të vendosë maskë në ndeshjet e mbetura

Franca fitoi minimalisht përballë Austrisë në ndeshjen e parë të Euro2024, por pas ndeshjes vëmendja më e madhe ishte...

Çdo të thotë të jesh pjesë e një partie ‘non grata’ nga Perëndimi në Shqipëri?

Nga Ylli Pata Vendimi i Apelit të Londrës për rastin Sali Berisha nuk se ishte ndonjë lajm i madh. Dukej më shumë një rutinë proceduriale. Thelbi i...

Profesori i Koresë së Jugut prodhon kokrra orizi me mish brenda!

Kompanitë në mbarë botën kanë kërkuar prej kohësh të komercializojnë alternativat e mishit, të tilla si mishi me bazë bimore ose të kultivuar, për...

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë së saj në rrezik të varfërisë, një përqindje shumë më e lartë në krahasim me Rajonin dhe Bashkimin...

Matura 2024/ 28 mijë maturantë do të testohen sot në lëndën e Matematikës

Ditën e sotme, mbahet provimi i maturës në lëndën e Matematikës. Provimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja e tij do të...

Lajme të tjera

Web TV