Një sherr masive është regjistruar brenda një klubi të natës në Budapest të Hungarisë. Videoja e publikuar shfaq incidentin ku shihen disa burra dhe gra duke grushtuar dhe shqelmuar njëri-tjetrin para një klubi të natës.
Në video shihen të paktën gjashtë persona duke u rrahur para klubit të natës, që gjendet në qendër të kryeqytetit hungarez. Duke qene se sherri ishte masiv një person tjetër vijon të hedhë gaz lotsjellës.
Nga gazi shumica prej tyre nuk arritën të ngritën në këmbë për disa momente, kurse një prej tyre humb edhe vetëdijen. Pavarësisht se rrahja masive ka ndodhur në qendër të qytetit nuk ishte thirrur policia dhe as autoambulanca, ndërsa është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar./E.T