Deputeti socialist Pandeli Majko replikoi me Tritan Shehun në seancën e sotme plenare sa i takon kërkesës së këtij të fundit që Kuvendi i Shqipërisë të dënojë masakrën serbe në Kosovë në Srebrenicë.
Shehu tha se Majko ka shitur shpirtin, ndërsa deputeti socialist tha se shpirti në këtë vend është shitur kur i dërgohej naftë Millosheviçit.
‘Shpirti është shitur në këtë vend në vitin 1967 duke prishur kishat dhe xhamia. Shpirti është shitur kur kompania ‘Shqiponja’ e Berishës i shiste naftë Millosheviçit.’, tha Majko./E.T