Sekuestrohen 73 mijë euro,drogë dhe armë/Goditen grupet kriminale mes tyre dhe shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka përfunduar një operacion masiv, të nisur tre ditë më parë, për goditjen e 6 grupeve kriminale të akuzuar për dhjetëra ngjarje në Greqi.

Në prangat e policisë greke kanë rënë 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë. Nga këta të fundit, 6 ndodhen të burgosur, ndërsa 1 person rezulton i ekstraduar jashtë Greqisë. Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg marijuhanë, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartmonedhave false.

Gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e këtyre grupeve është dhe autori shqiptar i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një të huaji e ndodhur në Athinë në 8 mars.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg marijuanë, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motorë si dhe shumë municion, sende të vjedhura, para false e materiale të tjera./O,S

Të fundit

Durrës/ Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për...

SHBA/ Makina përplaset me një ndërtesë në Illinois, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë të hënën pasdite, kur një automjet u...

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas publikimit të kontratës 6 milionë...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Lajme të tjera

Web TV