“Çfarë nuk ka aty”/Avokati “zbërthen” telefonin që i është sekuestruar Monika Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në emisionin “Breaking” ditën e sotme, ku ka folur për vendimin e Gjykatës së Lartë për mos i kthyer Monika Kryemadhit telefonin e sekuestruar.

Ai tha se insistimi i Kryemadhit për ta marrë këtë telefon, tregon se aty fshihen prova të mëdha për veprimtarinë e saj kriminale.

“Insistimi i zonjës Kryemadhi për ta marrë me çdo kush atë telefon, tregon që aty fshihen gjëra të mëdha. Çfarë nuk ka brenda atij telefoni. Këtu nuk është problemi për të bërë aludime të forta. Por shqiptarët janë të vetëdijshëm, e kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre atë 10% që u kërkonte Monika Kryemadhi sa herë Meta vinte në pushtet. Çdo vend pune, çdo sektor, do e çoje drejtor dogane, 10% të pagës së punonjësve e merrte Monika. Ishte bërë taksa-mbledhëse e SHPK-së me emrin LSI.

Brenda atij telefoni ka mesazh, “pse solle pak, pse nuk i solle fare, a do vish më ti aty, a do e gëzosh atë vend pune”. Pra ka të tilla gjëra brenda. Monika Kryemadhit i ikën truri. Ka ditë që nuk fle dhe është e sëmurë sepse e di çfarë kë brenda atij telefoni dhe çfarë mund të zbulohet. Ajo po lufton me apele, me rekurse e me zhurmë të madhe për ta marrë. Por ai telefon nuk i jepet më asaj. Ajo është provë krimi dhe pasi t’i merren të gjitha farë ka brenda do prishet. Insistimi tregon që ajo është fajtore jo sepse e presupozoj unë, por është provë.”– tha Beqiri./O.S

Të fundit

“Erdha i fundit babë!”/ Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishtë këtë të premte nga Haga në Kosovë, pasi u lejua të vizitonte varrin...

Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali/ BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me...

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ shpërndan fondin për fushatën e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme fondin që do t’u shkojë partive politike për fushatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Komisioni...

Tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për sfidën me Anglinë

Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni nuk do të jenë në dispozicion të Silvinjos për mbrëmjen e sotme. Të tre këto lojtarë do...

Ristani shkarkon nënkryetaren Goxhaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Lajme të tjera

Web TV