“Sot Natë Kadri, ti u betove në Zot! plas keq mes Romeos dhe Julit: Je hipokrit ndaj fesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas kushtit të kësaj loje, nëse banorët do e gjenin se kur i ka fshehur cigaret, do i rimerrnin sërish e nëse nuk e gjenin, do ngelnin pa to. Nëse banorët nuk e gjenin kush i fshehu cigaret, Erjola dhe Juli do shprehnin nga tre dëshira dhe do i plotësoheshin.

Romeo u tregua mjaft i shkathët, pasi nga analiza që i bëri sjelles së banorëve, hamëndësoi që Juli dhe Erjola kanë fshehur cigaret dhe i ka qëndruar deri në fund mendimit të tij. Ajo që tradhtoi Julin ishte mënyra si kishte zënë be gjatë ditës. Ai zakonisht betohet për familjen dhe këtë herë për Zotin. Kjo gjë e revoltoi më shumë Romeon, ku shprehet se në një natë të shenjtë siç është Natë Kadri ai gënjen.

Romeo: Ik ore betohesh në Zot për një lojë.

Juli: Përdore, përdore.

RomeoMë e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është lugat.

Juli: Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti.

Romeo: Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë.

Juli: Zoti më faltë, por duhet ta bëja.

RomeoIk se nuk e shikoj dot me sy.

Erjola: Mjaft se ishte mision.

Edhe pse ky sherr vazhdoi gjatë, të gjithë banorët vendosën të agjërojnë. Ata hëngrën syfyr dhe bënë paqe. Madje edhe Juli i cili i përket një feje tjetër vendosi që të agjërojë për respekt të fesë islame, banorëve në shtëpi e publikut.

 

/O.S

Të fundit

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Lajme të tjera

Web TV