Rrëfimi i ambasadorit amerikan Hugh Grant që pa më sytë e tij pushtimin italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga ROLAND QAFOKU
Përshkrimi më afër reales për 7 prillin e vitit 1939 për mua është ai i ministrit amerikan në Tiranë, Hugh Gladney Grant. Diplomati që kishte më shumë se 3 vjet në këtë detyrë përshkrun me nota krejt ndryshe pushtimin e Shqipërisë nga Italia nga çfarë kemi mësuar qoftë nga historiografia shqiptare, ajo italiane por edhe me gjerë. Është një komunikim intesiv që Grant kishte me Departamentin e Shtetit ato ditë, të cilin unë e kam trajtuar gjerësisht në librin tim “Ambasadorët amerikanë në Shqipëri 1922-2022”.
Ja çfarë shkruante ai:
“Pararoja e ushtrisë italiane mbërriti në Tiranë të shtunën në mëngjes më 8 prill. Konti Cianno arriti me aeroplan prej Italie dhe nga një platformë e sapongritur iu drejtua popullit që ishte i pakët dhe dhëndri i Musolinit, për të impresionuar të pranishmit, filloi të duartrokiste vetë. Zonja Grant dhe unë në një qoshe të sheshit shikonim me kureshtje e mërzi komedinë makabre. ..Emisionet nga Roma që pretendojnë se ishte e nevojshme për italianët të ndërmerrnin veprimin në Shqipëri për të ruajtur rendin u pritën me zemërim nga shqiptarët me të cilët kam biseduar dhe midis shumicës së kolegëve të mi ato janë bërë qesharakë dhe subjekt talljeje. Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në pohimin e italianëve sipas mendimit tim që bazohet në me se tre vjet vëzhgimi nga afër të dokeve dhe zakoneve të këtij populli. Shqipëria është pushtuar me ligësi nga ai që pretendonte se ishte mik dhe aleat i saj. Mbetet urrejtja e shqiptarëve për italianët”.
Dy ditë më parë, më 6 prill, në ambasadën amerikane në Tiranë kishte ndodhur edhe një ngjarje me shumë kuptim. Dhjetra të rinj më flamuj shqiptarë në duar kishin hyrë në oborrin e godinës duke thirrur: Rroftë Shqipëria! Rroftë Amerika! Rroftë liria jonë! Rroftë presidenti Roosevelt! Imagjinoni se si është ndjerë ministri Hugh Grant në ato momente. Ishte ky ministër ambasador që edhe pse Shqipëria u bë një shtet me Italinë duke suprimuar të gjitha institucionet dhe ambasadat nuk u largua nga Tirana. Ai qendroi në godinën e ambasadës amerikane deri më 1 shtator 1939, pra afër 5 mua pas pushtimit, ndërkohë që Departamenti i Shtetit ia ruajti vendin e punës përgjatë viteve të luftës dhe më pas edhe pse ambasada ishte bosh. Por ironia është se më 11 dhjetor 1941, qeveria e Verlacit i shpalli luftë SHBA-së. Po, po, e lexuat mirë. Shqipëria i shpalli luftë SHBA-së dhe kjo është futur në histori tashmë. Natyrisht ky vendim u mor nën ndikimin e autoriteteve italiane, sepse Italia dhe Gjermania i shpallën luftë SHBA-së. Teksa ndodhej në mërgim Ahmet Zogu i shkroi Franklin Roosevelt në të cilën shkruante se Shqipëria nuk ishte në luftë me SHBA dhe se kjo ishte bërë nga Italia. Sigurisht që SHBA e kuptonte mirë këtë. Madje e vetmja deklaratë e një personaliteti të huaj ditën e pushtimit të Shqipërisë ishte ajo e sekretarit Cordell Hull që në një konferendë për shtyp tha:
“Pushtimi me forcë dhe i dhunshëm i Shqipërisë është padyshim një kërcënim tjetër ndaj paqes në botë”.
E megjithatë, në letër ia paskemi treguar vendin SHBA-së. Ndoshta prej kësaj tradite, regjimi komunist ia tregonte herë pas here vendin këtij shteti. Ndoshta, vitet e fundit edhe disa antiamerikanë të ethshëm, këtu e kanë marrë frymëzimin. Për të qeshur dhe për të qarë.
Foto1: Hugh Gladney Grant, ministri i SHBA-së në Shqipëri (Personi me syze, rreshti i dytë lart, në qendër) me disa personalitete shqiptare të kohës gjatë një pritjeje në godinën e ambasadës.
Foto 2: Ushtarë italianë duke zbarkuar në Tiranë në aeroportin e asaj kohe që sot njihet si Fusha e Aviacionit.
Foto 3: Kavaleria italiane në Shqipëri.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV