Çfarë po ndodh? Euro i afrohet pragut të 102 lekëve, prek nivelin më të ulët në pesë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me rënie të mëtejshme dhe ka prekur nivelin më të ulët të vitit 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.26 lekë, niveli më i ulët që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar.

Në muajin e fundit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie me afërsisht 1.6%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e kursit ka arritur në 9.4%.

Rënia e kursit të Euros po reflektohet edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

Dollari Amerikan ra sot në vlerën e 94.44 lekëve dhe po i afrohet përsëri nivelit më të ulët vjetor, që e ka regjistruar më datë 21 mars (në vlerën 94.16 lekë). Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Dollar-Lek paraqitet në rënie me 8.7%.

Edhe Paundi Britanik ra në vlerën e 119.25 lekëve, shumë afër nivelit minimal vjetor, që ishte regjistruar më datë 3 janar./O.S

Të fundit

“Hoti është ndarë kur u nda Shqipëria”, vrasja e Isa Boletinit në Urën e Ribnices!

Nga Tirana drejt Shkodrës. Dhe përtej. Këtë herë do të shkojmë drejt kufirit me Malin e Zi, që e...

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, shërbimi zjarrfikës në luftë me flakët

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe...

Depresioni kalon nga stomaku/ Studiuesit: Ankthi dhe stresi ndikojnë në kequshqyerje

Dashuria kalon nga stomaku thuhet shpesh, por sipas studimeve të fundit edhe depresioni kalon përmes tij. Studiuesit gjerman kanë vërtetuar se çrregullimet e shëndetit mendor...

Nënë Tereza: Dora që shtrihet për lutje nuk pështyhet!

Nga Albert Vataj Kur Nënë Tereza drejtonte misionin e saj humanitar me qendër në Kalkuta, Indi, e shoqëruar me një nga motrat e shërbestarisë, i...

Trump nis hakmarrjen: Kush më hetoi mua, do japë llogari!

Duke folur të premten në Departamentin e Drejtësisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua për llogaridhënie për personat që u angazhuan...

Lajme të tjera

Web TV