GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së arrestit shtëpiak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesat për revokim të masave për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij  Jamarbër Malltezi iu drejtuan sërish sot Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.

Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit ata argumentonin se në këtë fazë që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkonin vendosjen e një mase me të lehtë.

Sali Berisha dhe dhëndri  i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje./O.S

Të fundit

Ekzekutimi ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja drejt zbardhjes? Shpallen në kërkim dy persona

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka shpallur ne kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit...

Këtë janë dy të rinjtë,punonjës së ambasadës së Izraelit në SHBA që u vranë në Washington

Ambasada e Izraelit në SHBA ka ndarë foton e dy punonjësve të saj, të cilët u vranë si pasojë e të shtënave në Washington,...

“Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Një deklaratë e Ante Postecoglou në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Tottenhamit. Trajneri australian, pas dy humbjeve...

Dosja 5D/ Përplasje në seancën gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që shkaktuan debat

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka...

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin...

Lajme të tjera

Web TV