Shkurt 1933/ Adolf Hitleri, bën publike linjat kryesore të politikës së tij të jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bazuar tek Lebensraum ose garantimi i hapësirës jetike

Në një takim me gjeneralët dhe admiralët e tij, pak ditë pas marrjes së detyrës së kancelarit, Hitleri foli për “pushtimin e Lebensraum në Lindje, dhe gjermanizmin e pamëshirshëm”, si objektivat e tij kryesorë të politikës së jashtme. Në mars 1933, deklarata e parë mbi qëllimet e politikës së jashtme gjermane u paraqit nga Sekretari i Shtetit, Princi Bernhard von Bülow, i cili mbështeti Anschlussin (bashkimin me Austrinë), rivendosjen e kufijve të vitit 1914, refuzimin e Kapitullit V të Traktatit të Versajës, kthimin e ish-kolonive gjermane në Afrikë, dhe një zonë gjermane të ndikimit në Evropën Lindore.

Por Hitleri i cilësoi synimet e paraqitura nga Bülow si shumë modeste. Për të zgjidhur ngërçin midis kërkesës franceze për siguri, dhe asaj gjermane për gleichberechtigung (barazinë e armatimeve) në Konferencën Botërore të Çarmatimit në Gjenevë të Zvicrës, kryeministri britanik Ramsay MacDonald paraqiti një projekt kompromisi, “Planin MacDonald”.

Hitleri e miratoi atë, duke pretenduar se asgjë e keqe nuk do të vinte prej tij, duke e bërë qeverinë e tij të duket e moderuar dhe francezët kokëfortë. Në maj 1933, Hitleri u takua me ambasadorin gjerman në Moskë, Herbert von Dirksen. Ky i fundit e këshilloi Fyhrerin, të mos lejonte përkeqësimin e marrëdhënieve me sovjetikët.

Por Hitleri informoi se dëshironte një pakt anti-sovjetik me Poloninë, çka nënkuptonte se ai kërkonte shumë më shumë se sesa thjesht përmbysjen e Traktatit të Versajës. Ai urdhëroi shtimin e rradhëve në ushtri, nga 100 mijë sipas Versajës, në 300 mijë deri në tetorin e vitit 1934.

Kreu i marinës gjermane, admirali Raeder, u urdhërua të nisë ndërtimin e anijeve të mëdha luftarake, më shumë se madhësia maksimale e lejuar nga Traktati i Versajës. Po ashtu nisi fshehurazi ndërtimi i nëndetëseve. Ndërkohë Herman Goering, u ngarkua me trajnimin e pilotëve të forcave ajrore, dhe projektimin e avionëve të rinj ushtarakë.

Në marsin e vitit 1935 Hitleri, vendosi të testonte reagimin e Britanisë dhe Francës, duke e autorizuar Goering, t’i zbulonte një zyrtari britanik ekzistencën e Luftëaffe (Forcave Ajrore Gjermane). Pavarësisht se përbënte një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Traktatit të Versajës, pati pak reagime.

Pak ditë më vonë, Hitleri deklaroi haptazi futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, dhe krijimin e një ushtrie me 36 divizione (rreth 500 mijë trupa). Sërish një reagim i dobët nga Britania dhe Franca, dhe kjo e inkurajoi Hitlerin të niste të mbante fjalime agresive, dhe që parashikonin luftë.

 

Sfondi para Lufte

Gjeografi i njohur gjerman Friedrich Ratzel e shpiku termin në vitin 1901. Ai dhe shumë të tjerë në fillim të shekullit besonin se një komb duhej të ishte i vetë-mjaftueshëm për sa i përket burimeve dhe territorit (një koncept i njohur si autarkia) për t’u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme. Ratzel dhe të tjerët u ndikuan thellësisht nga vepra e re e Çarls Darvinit dhe teoria e tij e përzgjedhjes natyrore. Megjithatë, ata gabimisht e aplikuan konceptin për shtetet kombëtare, duke pretenduar se, ashtu si speciet që studioi Darvini, edhe kombet luftuan për burimet për mbijetesë ku do të fitonte vetëm më i forti. Ratzel argumentoi se zhvillimi i një populli ishte i ndikuar nga situata e tyre gjeografike dhe se një shoqëri që përshtatej në mënyrë efektive me një territor gjeografik, logjikisht do të zgjeronte kufijtë e vendit të tyre në një territor tjetër. Duke treguar për Perandorinë Britanike dhe Franceze dhe për “Manifesi i Fatit” Amerikan, Ratzel pretendoi se Gjermania kërkonte koloni jashtë shtetit për të lehtësuar mbipopullimin gjerman.

Lexo edhe :  Sulltan Mehmed II merr Konstandinopojën, e kthen në kryeqendrën e Perandorisë Osmane

Shumë kohë përpara periudhës naziste, shumë gjermanë e shikonin Evropën Lindore si burimin natyror të Lebensraum-it të tyre. Duke filluar në mesjetë, presionet sociale dhe ekonomike të mbipopullimit në shtetet gjermane kishin çuar në një kolonizim të qëndrueshëm të popujve gjermanë në Evropën Lindore. Gjithnjë e më shumë nga shekulli i njëzetë, megjithatë, studiuesit dhe publiku njësoj filluan ta shohin Lindjen si një rajon, burimet e pafundme natyrore të të cilit u shpërdoruan për popujt “inferiorë” racialisht si sllavët dhe hebrenjtë. Një pamje biologjike e Lebensraum rezonoi me një pamje të pasaktë historike të rolit gjerman në Lindje gjatë periudhave antike dhe mesjetare. Ekspansionistët u kapën pas kësaj “historie” mitike gjermane në Evropën Lindore, duke argumentuar se këto rajone në të vërtetë ishin toka të humbura gjermane.

 

Lebensraum dhe shteti nazist

Në shtetin nazist, Lebensraum u bë jo vetëm një dëshirë romantike për një kthim në Lindje, por një komponent jetik strategjik i vizioneve të tij perandorake dhe raciste. Për gjermanët, Evropa Lindore përfaqësonte “Fatin e tyre Manifest”. Hitleri dhe mendimtarët e tjerë nazistë bënë krahasime të drejtpërdrejta me ekspansionin amerikan në Perëndim. Gjatë një prej “bisedimeve tavoline” të tij të famshme, Hitleri dekretoi se “ka vetëm një detyrë: të gjermanizohet ky vend [Rusia] me emigracionin e gjermanëve dhe t’i shikojë vendasit si të kuqtë”.

Masat konkrete të marra nga nazistët për të siguruar Lebensraum-in e tyre tregojnë fuqinë reale të ideve. Përsëri, në librin e tij të dytë, Hitleri shkroi se Gjermania duhet të “[përqendrojë] gjithë forcën e saj në përcaktimin e një mënyre jetese për popullin tonë nëpërmjet ndarjes së Lebensraum-it adekuat për njëqind vitet e ardhshme”. Natyrisht, racat inferiore që pushtuan këtë rajon duhet të hiqen, si sllavët ashtu edhe hebrenjtë.

Përpjekja për të pastruar Lindjen nga popullsitë inferiore në përgatitje për kolonizimin gjerman çoi në planifikimin intensiv për urinë masive të mbi 30 milionë njerëzve atje. Udhëzimet e politikave të nxjerra para pushtimit të Bashkimit Sovjetik deklaruan pa mëdyshje se “shumë dhjetëra miliona njerëz në këtë territor do të bëhen të tepërt dhe do të duhet të vdesin ose të migrojnë në Siberi… Në lidhje me këtë, duhet të mbretërojë qartësia absolute”. I njohur si Plani i Përgjithshëm Ost, ky grup planesh ekonomike dhe demografike vendosi domosdoshmërinë për Lebensraum dhe kolonizimin e Lindjes në qendër të pushtimit. Duke fajësuar hebrenjtë dhe bolshevistët për “prapambeturinë” e rajonit, planet gjithashtu përforcuan forma të tjera të antisemitizmit nazist që kërkonin largimin e hebrenjve nga territori dhe përfundimisht shkatërrimin e tyre fizik.

Koncepti i Lebensraum nuk ishte vetëm përgjegjës për Holokaustin, por lidhi fuqishëm një sërë rrymash imperialiste, nacionaliste dhe raciste që do të kontribuonin në vrasjen e hebrenjve të Evropës.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV