Analisti Genc Burimi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për armatosjen e Serbisë nga Franca.
Ai u shpreh se historia e armatosjes së Serbisë nga Franca ka tre vite negociatash, por shqiptarët e mësuan sot.
“Franca lejoi bombardimin e Beogradit?! Si mundtë thuhet që Franca mban anën e Serbisë. Sot është mbajtur një fjalim i çmendur i Vuçiç për Perëndimin. Si mund ta mendoni ju që është naiv Perëndimi?
Historia e armatosjes së Serbisë ka tre vite negociata, shqiptarët e zbuluan sot. Sollën në Serbi bateritë para kineze me leje të Perëndimit. Sot Serbia duhet të dijë që është ambiguitet amerikan e jo rus. Është një debat tre vjeçar. Unë u kam thënë që Serbia të vihet nën sanksione në një artikull të timin. Qëndrimi i amerikanëve është të përkëdhelin Serbinë, jo t’i vënë sanksione. Mos u bëni naiv, mos u merrni me Francë. Amerika e ka frikë Serbinë.”, tha analisti Burimi.
Ndër të tjera ai tha se “Debati nuk është se i shet Franca armë Serbisë. Pyetja është se si Serbia një vend i varfër gjen 3 miliard euro për armë, ndërkohë Shqipëria nuk ka. Që në 1918 dihej që do kishte një luftë të dytë botërore. Do kishte një fuqi që nuk e njihte humbjen. Anglezët nuk e besuan Francën, pasi kjo e fundit e dinte që do kishte luftë. Kosova sot është si Tajvani”./O.S