test

“Në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen”/ Deputeti demokrat ironi me qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Saimit Korreshi, ka ironizuar sot qeverinë në Kuvend, në lidhje me projektligjin për programin e tregut të përbashkët për periudhën 2021-2027 me BE-në.

Korreshi tha se marrëveshja parashikon përmirësim të tregut të brendshëm, por thotë se prodhimet hidhen sepse nuk gjejnë treg, ndërkohë vë theksin te largimi i qytetarëve duke thënë se në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen.

“Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin? Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu? Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit. Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite sheh veç pleq. Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni? Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë. Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.

Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje.

Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë. Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa shqiptarëve hidhen. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet.

Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë. Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn. Kush e kontrollon tregun? Opozita? Shtetit të marrë baxhot një nga një.

Ku po lënë oligarkët, po hyn te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve.

Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, tha Korreshi./E.T

Të fundit

Emri/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Ditën e sotme, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të...

Françeska Murati shoqe me Sara Gjordenin? Ish-miss Londra zbulon të vërtetën

Pas mbarimit të Big Brother VIP, Françeska Murati nisi një rrugëtim të ri në emisionin ‘She’s On Top’, si anëtare e jurisë së programit.Ajo...

Mark Rute do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, zëvendësues i Stoltenberg

Kryeministri holandez në largim Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s, pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord...

Si janë raportet nuse-vjehërr? Dafina Zeqiri na shuan kureshtjen përmes këtij postimit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka nxjerrë në pah së fundmi lidhjen e saj të ngushtë me vjehrrin e saj, babain e Kreshnikut, përmes...

Policët pa pushime gjatë verës/ Do marrin një rrogë shtesë! Si do të paguhen për 12 orë

Një urdhër i kryepolicit Muhamet Rrumbullaku anulon pushimet e efektive të Policisë deri më 15 shtator për mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke lënë pa...

Lajme të tjera

Web TV