Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Vizioni për pjesën rurale/ Veliaj:Fshatrat deri dje shiheshin me përbuzje, sot duhet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “Real Story” foli për vizionin, që ka ai për pjesën rurale të Tiranës.

Ai theksoi se falë investimeve, sot banorët që jetojnë në periferi ndihen më mirë pasi vlera e pronës së tyre është rritur ndjeshëm.

Gjatë intervistës përballë gazetarit Sokol Balla, kryebashkiaku foli për disa kritika, që janë bërë për hapësirën e Piramidës, në të cilën janë shtuar disa biznese.

Duke iu përgjigjur këtij pulsi qytetar, Veliaj tha se në fillim u kundërshtuan investimet në parkun e liqenit, ndërsa më pas ato ndryshime u përthithën nga të gjithë.

Veliaj shtoi se skuadra që drejton kryeministri Edi Rama në Shqipëri dhe ai në Tiranë kanë rekorde pozitive të pakrahasueshme.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Jeni politikan që aspironi të bëheni edhe kryeministër… Çfarë po ndodh me pjesën rurale?

Veliaj: Rama ka absolutisht të drejtë kur thekson ky është një vend i bekuar, por Rama në dallim nga Enveri, as e ka mendësinë dhe as idenë të çojë njerëz me detyrim dhe të rrinë në Shishtavec roje kufitare e të vënë mina në liqenin e Shkodrës dhe ti popullojë njerëzit në mënyrë fiktive. Por ajo që kryeministri sot ka ndryshe nga filozofia e vjetër, ka zhdërvjelltësinë për të parë oportunitete. Enveri çonte me zor të prodhonin kallashnikovë në Poliçan dhe në Gramsh, ndërkohë na doli sot një oportunitet ku Ukraina thotë ne duam të prodhojmë predha që mund të prodhohen në Mjekës, dhe kryeministri thotë, prit kjo është një ide për biznes, por jo t’i kthejmë njerëzit me zor vetëm për të pas ca personazhe që përshëndesin udhëheqjen kur ti kalon tranzit në Mjekës, Poliçan dhe në Gramsh. Por nëse pas 30 vitesh që këto vende u shkretuan ka nevoja për të ringjallur një ekonomi si ajo e prodhimeve luftarake, dhe kjo përkthehet në një oportunitet punësimi por edhe financash për shtetin, të garantoj që njeriu që i kap në ajër ide të tilla është kryeministri. E njëjta gjë ka ndodhur me agroturizmin. Sot ke gjithë parinë e OKB dhe ambasadave në rrethinat e Tiranës, dhe krejt paparitur ai katundari që deri dje e shihje me përbuzje dhe shiste hurma sot duhet ti bësh temena, të bësh bisedë për çmimin që ka shkuar mbi 100 e ca euro metri katror.

Pyetje: Ka kritika për Piramidën, është mbushur me dyqane..

Veliaj: Unë jam socialist, por jam një socialist në një sistem kapitalist, pra jo një socialist i ‘80-s por i 2024.  Dhe socializmi që unë besoj është kush ka fituar shumë lekë do paguajë që unë të bëj shkollën publike. Tani këto kuba te piramida, një është i Kolegjit të Europës, tjetri i Intesa Sanpaolos, është banka e parë pa sportel, e gjitha digjitale, ke një robot aty që quhet Sofia, dhe pyet atë për të gjitha çfarë do bësh. Një është kubi francez, erdhi Macron që e pa dhe do jetë një nga kubet ku ata do kenë pikën e tyre. Tjetri është kubi britanik, tjetri një nga kompanitë më të madhe të celularëve.

Lexo edhe :  Meta në protestë si “analist vëzhgues”

Këtyre unë iu marr qira, brenda Piramidës është qendra TUMO ku 1600 çuna dhe goca i kanë falas kurset për dizenjator software etj. E kishin koston 140, e zbritëm 50, sot e kemi zero. Tani socializmi kapitalizëm, mbledhim të gjithë qeratë e këtyre, e sigurt që ka një kafe se të gjithë e pijmë një kafe. Se pas sherrit te liqeni dolën e thanë po si nuk bëre një kafe. Por paguajnë 45 euro metrin katror, çmimin më të lartë të qerasë.

Pyetje: Jeni pjesë e një projekti politik, kjo që ndodhi, përtej çpo heton SPAK, amplifikimi erdhi si shkak për t’iu dëmtuar

Veliaj: Që këtu ka një zell të ekzagjeruar për të nxjerrë dhe për të amplifikuar përtej çdo normaliteti për të fabrikuar lajme të paqena, sepse e kuptojnë që kjo skuadër që drejtohet nga Rama në Shqipëri, nga unë në Tiranë, është një skuadër që sot ka bërë punë dhe ka një CV me një rekord të pamatshëm, të pakrahasueshëm. Kur pala tjetër nuk ka një projekt, thotë ikni se s’ju mundim dot me vota. Në demokraci funksionon me vota. Mbajeni mend tani do fitojmë një shumicë absolute më të madhe në 2025, jo se jemi perfekt por se ata që po na shikojnë të thonë këta çunat, Edi, lali etj kanë edhe ata të tyren se nuk ka njeri perfekt, por kanë një ndërgjegje kërkojnë ndjesë, reflektojnë dhe kur shohin palën tjetër që hodhi në erë Gërdecin e vrau njerëz me plumba në mish dhe për një anomali të 0.5% të të gjithë punëve të bashkisë që këta vetë po inkurajojnë drejtësinë ta hetojnë të thonë të ikin këta të vij unë, diferenca është shumë e madhe. Patjetër ky është një projekt politik. Sa të kem takat dhe sa të kem fuqi e sa të jem fizikisht e mendërisht në rregull, se mund të çmendem edhe unë si Meta, por në atë moment ti duhet të kontrollohesh nga prindërit. Në momentin që je 50 vjec dhe hipën në lisharëse si fëmijë, ajo pastaj duhet shoqëruar nga një prind apo adult i licencuar. Por sa te jem mendërisht e fizikisht në rregull, jam pjesë e Edi Ramës dhe PS në të gjitha mundësitë për të shërbyer për fitore dhe për një vend që sot është dita me natën me atë që gjetëm./O.S

Të fundit

Banka e Shqipërisë ndërhyn përsëri në tregun valutor për të frenuar rënien e euros

Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor. Sipas burimeve nga tregu,...

Nuk ndalet ‘humnera’/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.7 lekë dhe shitet me 90.7 lekë. Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë. Franga...

Rama provokon opozitën: Dy protesta ka pasur Shqipëria, të tjerat janë organizime partie

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë një bisede në podkastin e tij në “Facebook”, duke folur për studentët dhe shkollimin, u shpreh mes të...

Nuk do ta besoni/ Ja përse këmishat e kirurgëve dhe infermierëve janë jeshile

Këmishat e kirurgëve dhe infermierëve janë jeshile sepse ato duhet të bëjnë dallimin me ngjyrën e kuqe të gjakut, shkruan focus.it. Në fakt, e...

“Jam refuzuar se*sualisht për shkak të peshës”/ Moderatori jep mesazhin e rëndësishëm

Moderatori i njohur Ronaldo Sharka, ka ndarë me një postim në llogarinë personale të Instagram-it, duke rrëfyer se përgjatë kohës që ka qenë mbi...

Lajme të tjera

Web TV