Bregdeti shqiptar më i lakmuari nga oligarkët për investime, ja çfarë thonë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bregdeti shqiptar është mjaft i lakmuar nga të huajt. Kërkesat për të zotëruar një pronë apo dhe për të investuar në Shqipëri janë shtuar vitet e fundit. Kjo gjë ka sjellë shtrenjtim të apartamenteve në të gjithë bregdetin tonë.

“Por nga vjet jemi diku 50-60% rritje në zonat elitare, Palasë, Dhërmi, Jalë dhe Gjiri i Lalzit. Zonat elitare janë dhe projektet e reja si në Durrës apo Vlorë”, thotë Elis Kishta, agjent imobiliar

Përveç shqiptarëve, sipas të dhënave 35% janë blerës të huaj jorezidentë në Shqipëri, kryesisht italianë, maqedonas, turq. Vitet e fundit po preferohen vilat, si dhe apartamentet në rezidenca. Vlera e pronave kalon në qindra mijëra euro, shifër shumë e lartë për një shtetas shqiptar.

“2023 ka qenë vit që është ndjerë prania e të huajve në blerjen e pronave…Ka qenë një variacion çmimesh nga 200 mijë euro deri në 700-800 mijë euro, por në tregun imobiliar ka dhe raste me vlera më të mëdha”, tregon Kishta.

Disa prej tyre janë investitorë, të cilët e shohin Shqipërinë një vend me potencial që krahasuar me vendet e rajonit ofron çmime të përballueshme në prona.

Sipas një kërkimi të kryer në agjencitë e shitjes në vendet si Kroacia, Greqia apo dhe Mali i Zi, një apartament në vijë të parë shitet jo më pak se 250 mijë euro, ndërsa për vilat shifrat arrijnë mbi 1 milion euro.

“Çmimi i pronave në Shqipëri është më i ulëti në rajon, duke marrë parasysh prona të ngjashme në Mal të Zi, Kroaci, Greqi, jemi diku tek 50% më lirë…Një pronë në Budva vlen dyfishi i një prone Dhërmi”, thotë agjenti imobiliar.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kërkesa për blerje ka dhe nga shqiptarët emigrantë si dhe investitorët, të cilët i blejnë këto prona për t’i rishitur në të ardhmen ose për t’i lënë me qira ditore./e.t

 

Të fundit

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku...

Lajme të tjera

Web TV