Fundjava për plazh/Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë, por java tjetër do jetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo fundjavë prilli do të hapë para kohe sezonin e plazhit. Temperaturat do të jenë të larta parashikon shërbimi meteorologjik ushtarak.

Sipas shefes së sektorit të parashikimit, Besa Sherollari, vlerat termike janë më të larta se mesatarja e muajit prill dhe ndryshe nga viti 2018 kësaj here po zgjasin më shumë.

“Orët me diell do të mbizotërojnë pothuasje në të gjithë territorin. Valëzimi në detin Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët. Pritet që temperaturat, kryesisht në zonat e ulëta apo në bregdet, deri në 30 apo 31 gradë celsius”, tha Sherollara.

Gjithsesi temperaturat pritet të ulen gjatë javës që vjen, kur do të ketë dhe reshje shiu.

“Ajo që është e veçanta e këtij citi është kohëzgjatja e temperaturave të larta, ndërsa nga mesi i javës tjetër, ku priten masa ajrore më të ftohta dhe më të lagështa, dhe priten reshje shiu”, tha meterologia./O.S

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV