Punimet në Aeroportin “Nënë Tereza”, Balluku: Investime për t’ju përgjigjur fluksit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim rritjen e kapaciteteve të këtij aeroporti. Punimet janë fokusuar në zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës, si dhe shtimin e vendqëndrimeve të avionëve.

Investimi i përgjigjet rritjes së ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Të dhënat e muajve të parë të këtij viti parashikojnë që viti 2024 të sjellë në Shqipëri një numër akoma edhe më të madh të pasagjerëve, krahasuar me vitin e kaluar.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, ku janë marrë të gjitha masat që ndërhyrjet që po realizohen të mos ndikojnë në operimin e aeroportit.

Drejtori Et’hemaj tha se zgjerimi i terminalit rrit kapacitetet përpunuese të aeroportit, ndërsa tek pjesa e re që po ndërtohet do të shtohen edhe 3 Gate.

Po ndërhyhet për të mbështetur rritjen e numrit të pasagjerëve. 15 mijë metër katrorë këtu akomodojnë 13 mijë pasagjerë. Në përfundim të fazës së tretë, aeroporti i Tiranës, në orën më të ngarkuar, akomodon 30 mijë pasagjerë. Ne jemi në gjendje të akomodojmë në një orë 30 mijë pasagjerë. Kjo është ekzakt çfarë duhet të bëhet. Investimi shkon së bashku me rritjen e pasagjerëve”, tha Et’hemaj.

Sa i takon pistës, zgjatimi i saj do të bëjë të mundur fluturimet transoqeanike. I gjithë investimi parashikohet të jetë gati verën e vitit të ardhshëm. Gjithashtu ndërtimi i rrugës lidhëse krijon lehtësira në menaxhimin e trafikut ajror.

Vitin e kaluar në tre mujorin e parë në aeroportin e Rinasit ka pasur 92 fluturime në ditë, ndërkohë që gjatë vitit 2024 janë 147 fluturime, një shifër që tregon rritjen e madhe të fluksit të pasagjerëve.

Ministrja Belinda Balluku theksoi se pikërisht kjo rritje shton ndjeshëm nevojën për investime, ndërsa solli në vëmendje të gjithë planin e Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e sektori të avancionit civil.

Lexo edhe :  Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

“Është kënaqësi shumë e madhe që të shikojmë se si strategjia e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e aviacionit civil në një shkallë tjetër ka filluar të implementohet dhe tashmë është e materializuar. E kemi nisur këtë proces në 2019, kur kemi shpallur një strategji të mirëstudiuar dhe të vendosur mbi baza, në bashkëpunim me partnerët tanë EUROCONTROL, IATA dhe të gjithë aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Kemi bashkëpunuar me kompani të huaja të cilat kanë ekspertizën, duke qenë se Shqipëria vinte nga një proces le të themi shumë bazik i aviacionit civil deri në vitin 2019”, tha Balluku.

Ministrja Belinda Balluku shtoi më tej se rritja e trafikut ajror dhe zhvillimi që po merr aviacioni civil në Shqipëri kanë nevojë edhe për kapacitete të reja në burimet njerëzore.

“E gjithë kjo strukturë e madhe aeroportuale, e ndërtuar nga veriu deri në jug do të ketë nevojë për kapitalin njerëzor, që është më i rëndësishmi. Por në aviacion, ndryshe nga fusha të tjera, që të ngresh një ekspert të navigimit, siç janë kontrollorët e navigimit ajror, apo të ngresh një ekspert të aeroporteve duhet punë. Nuk është një proces i lehtë dhe për më tepër duhen akademi të mirëfillta të cilat trajnojnë dhe certifikojnë. Më pas përmes proceseve të aviacionit civil ne japim licenca. Nuk është thjesht një certifikim. Licencojmë të gjithë këta ekspertë si në navigim apo aeroportual. Për këtë arsye ne kemi nisur punën për ngritjen e një akademie”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se një tjetër sektor që do të zhvillohet në Shqipëri, si në aeroportin e Vlorës ashtu edhe atë të Tiranës, është ai për mirëmbajtjen e avionëve. Një sektor që deri më tani ka munguar në vendin tonë dhe që do të kërkojë gjithashtu kapacitete shtesë njerëzore./O.S

Të fundit

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të...

Çfarë ishin naumachiae? Betejat spektakolare detare të romakëve të lashtë

Naumachiae riprodhoi betejat më të mëdha detare në historinë romake. Një nga spektaklet më të kërkuara (dhe të shtrenjta) në qytet. Kur bëhej fjalë për...

Irani sulmon me 20 raketa balistike Izraelin, goditet spitali kryesor

Irani nisi një sulm të ri me raketa balistike mëngjesin e kësaj të enjte. Të paktën katër vende u goditën në Izraelin qendror, verior...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s...

Lajme të tjera

Web TV