Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj biznesmen Kreshnik Gjergji. Këngëtarja i ka thënë ‘po’ propozimit, ndërsa kohët e fundit ajo është përfolur në mediat rozë se është shtatzënë.
Ditën e sotme bukuroshja zeshkane ka publikuar foto dhe videot nga propozimi ku tregon dorën e saj dhe të Kreshnikut, ndërsa e gjithë vëmendjen e ka marrë unaza ‘gjigande’.
“Kreshnik Gjergji, I love you”, shkruan ajo.
Të shumtat kanë qenë urimet nga miqtë dhe fansat e saj. Këngëtarja bëri publike lidhjen me Kreshnik Gjergjin prej disa kohësh, lidhje që erdhi pas ndarjes me Dj Geek./O.S