Cagliari ndal Interin në “San Siro” në një barazim 2-2 dhe i detyron zikaltrit ta fitojnë derbin e javës së ardhshme me Milanin për të festuar titullin kampion.
Dy herë kaloi në epërsi Interi, por po kaq herë barazuan ishullorët, që morën një pikë me shumë vlerë në këtë transfertë për objektivin mbijetesë. Për vendësit shënuan Thuram dhe Calhanoglu, ndërsa nga ana tjetër realizuan Shomurodov dhe Viola.