Begaj në Kosovë: Konfliktet në Ballkan, dëshmi e çmimit të shtrenjtë të paguar nga gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po zhvillohet në Kosovë. Në fjalën e tij, Begaj theksoi rolin e grave për paqen dhe sigurinë.

Gjithashtu, Begaj u ndal edhe te konfliktet e hershme në Ballkan, për të cilat tha se çmimin më të rëndë e kanë paguar gratë.

Sakaq, presidenti Begaj shprehet se ka ende shumë punë për të forcuar gratë dhe barazinë gjinore.

“Nder të flas sot në këtë forum, ky takim është dëshmi e zotimit tonë të përbashkët ndaj paqes dhe sigurisë. Reflektojmë për kontributin e Kosovës për një të ardhme përparimtare, ku roli i grave do jetë themelor. BP ka qenë dëshmitar i konflikteve që kanë lënë shenjë ta paharrueshme në tokat tona, por edhe në zemrat tona dhe gjithmonë do mbetet në kujtesën tonë historike. Ndër ata që kanë mbajtur barrën më të rëndë të këtyre konflikteve janë gratë. Këto konfliktet na shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme të çmimit aq të shtrenjtë të paguar veçanërisht të paguar nga gratë. Jemi bërë bashkë për të ritheksuar përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të nxitur paqen në Ballkanin Perëndimor.

Dua të falënderoj Osmanin për nisëm e jashtëzakonshme dhe organizmin e këtij forumi. Mbetet shumë punë për të forcuar gratë dhe barazinë gjinore. Paqja dhe siguria nuk mund të garantohet pa barazinë e plotë të burrave dhe grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. I rëndësishëm është arsimi për gratë dhe vajzat, investimi për arsimin tyre hap jo vetëm mundësi të reja, por i përgatit për të sfiduar normat dhe tabutë”, tha Begaj./e.t

Të fundit

Tedi Blushi sfidon Ramën/ Çmimi i energjisë 7 lek/kwh, ndërsa karburanti 40% më lirë

Sekretari i Përgjithshëm I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ishte sot në një takim me banorët e Njësisë 9...

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do të zhvillojë turizmin, nuk kanë...

Turqia prodhon një raketë hipersonike, IHA-230 gati për përdorim operacional

Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është...

Ishte duke punuar në terminalin e aeroporit, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia

Një 39-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e rënies nga lartësia. Viktima ishte duke punuar  në terminalin e aeroportit. Policia njofton se rreth...

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë...

Lajme të tjera

Web TV