Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, zbardhen diskutimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.

Kryetari Bledi Çuçi bëri një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Po kështu do të ketë diskutime në seancë për projektligjin “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Pas largimit të Benet Becit, Çuçi propozoi deputeten Enslemvera Zake për Sekretare të Grupit Parlamentar, propozim që mori mbështetje nga të gjjthë deputetët e pranishëm.

Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë./e.t

Të fundit

Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm,...

VIDEO/ Gafa e Berishës në Dibër, ngatërron Rrugën e Kombit me atë të Arbrit

Ditari më interesant i kësaj fushates, duket se do të jetë koleksioni me kumbulat e Sali Berishës, i cili po mundohet të sfidojë një...

‘Kujdes dërrasat.. e tavanit’/ Rama ironizon Berishën pas momentit epik me tregtarin

Momenti pikant gjatë turit elektoral në tregun artizanal të Krujës ditën e djeshme, e ka kthyer kryetarin e PD-së, Sali Berisha në një meme...

Investim për turizëm malor/ 10 vite pa taksa, ja kush përfiton

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar...

Me avion në Gjirokastër/ Aventura e italianëve, fluturuan nga Bari në qytetin e gurtë

Turizmi elitar në Gjirokastër nuk është më një risi. Paraditen e së shtunë në aerodromin e qytetit të gurtë ka mbërritur ky avion turistik,...

Lajme të tjera

Web TV