Irani sulmoi Izraelin/ Ministri Hasani: 10 nxënës shqiptarë kanë mbërritur në Qipro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Jashtëm Igli Hasani njofton se qytetarët shqiptarë që kishin shkuar në Lindjen e Mesme për arsye puna apo turistike janë shëndoshë e mirë dhe po vijon puna për kthimin e tyre në atdhe.

Ndërsa 10 nxënës shqiptar që studiojnë në Tel Aviv gjenden në Qipro tashmë dhe sot në darkë nisen për Tiranë dhe Prishtinë.

Gjithashtu 13 turistë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania.

‘Qytetarët shqiptarë, që udhëtuan javën e kaluar për arsye pune apo turistike në Lindjen e Mesme janë shëndoshë e mirë.

Prej mbrëmjes së të shtunës, përmes koordinimit të pandërprerë me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, nisëm punën për të organizuar kthimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fluturimet e të cilëve u anuluan për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

10 nxënës që studiojnë në shkollat ndërkombëtare në Izrael, 7 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 3 nga Kosova, së bashku me 5 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe familjarë të tyre, kanë mbërritur në Qipro. Sot në mbrëmje të 15 qytetarët që u larguan nga Tel Aviv udhëtojnë drejt Tiranës e Prishtinës.

Po punohet për kthimin në atdhe edhe të dy qytetarëve, të cilët nuk mundën dot të përgjigjeshin në telefon të djelën, ndërsa përgatitej fluturimi i rradhës.

Ndërkohë, 13 turistë shqiptarë janë larguar mbrëmjen e djeshme nga Jordania, e prej disa orësh janë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Mirënjohje diplomatëve të Republikës së Shqipërisë në Izrael e Egjipt, të cilët ndihmuan dhe asistuan qytetarët në këto orë të vështira.’, shkruan ministri Hasani në Facebook.e/t

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV