16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të pendohej për mosbindjen ndaj kishës. Ai u prit me entuziazëm në të gjitha qytetet ku kaloi. Kur doli nga kuvendi, ai tha: “Nëse shkrimet e shenjta thjesht nuk arritën të më bindin arsyeshëm, atëherë as unë nuk e pranoj autoritetin e papëve dhe as këshillat e tyre kundërthënëse. Ndërgjegjja ime është skllave e fjalës së Perëndisë, prandaj nuk mund të tërheq asgjë kundër ndërgjegjes apo të pranoj diçka që nuk është as e drejtë dhe as e sigurt. Perëndia më ndihmoftë. Amen! Me ju mbarova punë”. Luter u shkishërua menjëherë, por nuk u arrestua për shkak se i ishte dhënë një leje-kalimi i sigurt për 21 ditë gjatë udhëtimit nëpër territoret e kontrolluara nga Papati.

Martin Luter u lindi në qytetin Aisleben të Gjermanisë në vitin 1483. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më vonë studioi Filozofi në Erfurt. Për Teologji nuk kishte ndonjë prirje të thellë. Në vitin 1507 u bë prift. Ne vitin 1512 u bë doktor i Teologjisë dhe pedagog i interpretimit të Dhiates së Re në Vitemberg. Është e tepërt të thuhet që Luteri i përkiste Kishes së Romës. Qysh me 1054, kur Kisha e Vetme e Krishtit u nda në Lindore dhe Perëndimore, u krijua një hendek i madh midis tyre, për shkak të pikëpamjeve egoiste dhe absolutiste të krerëve kishtarë të Romës së Vjetër. Këto veprime të pahijshme, mashtrime dhe abuzime, Luteri donte t’i shpallte në popull dhe t’i dënonte. Indinjata e tij arriti kulmin nga novacioni i çuditshëm i Papa Leonit X. Ky i fundit, duke qenë shumë i dashuruar pas parasë, mendohej se si të grumbullonte sa me shumë. Ai filloi të botojë Letra Faljeje, me të cilat “falte” mëkatet e të gjallëve dhe të të vdekurve. Ai thoshte se këtë pushtet e kishte ngaqe ishte misionar i Krishtit në tokë dhe pasardhës i apostull Pjetrit. Thoshte që paratë e grumbulluara shkonin për ushtritë e Kryqëzatave që luftonin për çlirimin e Vendeve të Shenjta, por në fakt, për plaçkitjen e thesareve të Kishes Ortodokse të Lindjes. Shpallte me siguri se, ai që jepte para për shpenzimet e një ushtari për një vit, ka të drejtë të mëkatojë për pesë vjet. Thoshte gjithashtu se mëkatet falen më lehtë kur i interesuar kryen një meshë. Pra, kur çdo njeri kryen meshë, merret me mend se çfarë sasie e madhe parash gjendej ne Arkat e shumta te Vatikanit.

Lexo edhe :  E trishtë/ Këngëtari i njohur gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Kalendar

1862 – Shfuqizohet skllavëria në Distriktin e Kolumbias, SHBA.

1889 – Lindi Charle Chaplin në Londër të Anglisë. Karriera e tij si aktor filloi kur ishte fëmijë; Kur ishte 24 vjeç u bashkua me kompaninë Keystone (SHBA), me të cilën realizoi mbi 30 filma.

1917 – Lenini kthehet në Rusi, pas 10 vitesh në mërgim në Zvicër për të filluar revolucionin bolshevik.

1938 – Britania e Madhe njeh aneksimin italian të Abisinisë.

1939 – Stalini kërkon nga britanikët dhe francezët të nënshkruajnë së bashku me BRSS-në paktin antinazist.

1972 – Apollo 16 niset për në Hënë, në një mision 11 ditor. Në bord ndodheshin astronautët Xhon Jang, Thomas Mattingly dhe Çarls Djuk. Jang dhe Djuk zbritën në jugperëndim të zonës, ku ishte ulur Apollo 11

 

Të fundit

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Protesta në New York për lirimin e aktivistit pro-palestinez, policia arreston 98 persona

Një grup protestuesish nga organizata Jewish Voice for Peace ka pushtuar hyrjen e Trump Tower në Nju Jork, duke kërkuar lirimin e aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil,...

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët, luhatjet e bursës dhe lojtarët e futbollit?

Çfarë kanë të përbashkët albatrosët që kërkojnë ushqim, luhatjet e bursës dhe lëvizja e ekipeve të futbollit ? Mund të duket si një kombinim i çuditshëm, por ekziston një element matematikor që lidh këto fenomene: i...

Lajme të tjera

Web TV