Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të lufojë nepotizmin në parti, duke ngritur aludimet se do të përjashtojë Monika Kryemadhin nga PL-ja.
Meta është pyetur sërish për përjashtimin e Kryemadhit gjatë një konference për shtyp, ku tha se nuk skualifikon kandidatura të caktuara.
Ai deklaroi se i duhet dhënë fund nepotizmit, duke dtheksuar se LSI-ja dhe LRI-ja ka vuajtur pasojat e nepotizmit.
“Kur flas për nepotizëm nuk i referohem një personi të caktuar por zgjidhje statutore para të cilit jemi të gjithë të barabartë.
Flasim për t’i dhënë fund keqpërdorimit të lidhjeve familjare qoftë kur e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme por edhe përdorimi i lidhjeve nga persona të tjerë.
Kur flasim për nepotizëm nuk flasim vetëm për PL por edhe Lëvizjes Rinore, dhe jo vetëm për tani por edhe në 100 vitet e ardhshme. Nepotizmi vret meritokracinë. LRI-ja i ka vuajtur pasojat e nepotizmit”, tha ai./ S.M