Me konkurrentë nga e gjithë bota/ Tirana Film Office përzgjidhet në 5 më të mirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)!
Me vende konkurrente nga e gjithë bota, ndër qindra zyra filmi nga çdo kontinent, Tirana Film Office arrin të përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve, duke u bërë pretendente për çmimin fitues.

Ky event i përvitshëm, i cili mbahet në Festivalin e Filmit në Kanë, ka në fokus vlerësimin dhe promovimin e lokacioneve më të përshtatshme për xhirim, si dhe punën përgjatë një viti të zyrave të filmit në vende respektive.

Në thelb të këtyre çmimeve janë iniciativat, projektet dhe punët e shkëlqyera që vendosin standardet më të larta në stabilitet dhe diversitet, duke siguruar kështu që ekonomitë lokale të përfitojnë nga prodhimet e tregut të tyre. Tirana Film Office është pjesë e Agjencisë së Industrive Kreative në Bashkinë e Tiranës.

Me konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet

Të fundit

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

Nico Williams “trazon” merkaton, spanjolli refuzon Bayern Munich për Barcelonën

Nico Williams është i vendosur për kalimin e tij te Barcelona. “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ka komunikuar klubit vendimin për të ardhmen. Athletic...

Lajme të tjera

Web TV