Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet? Mediat greke zbardhin prapaskenat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane të 9 qershorit, mediat greke kanë zbardhur arsyet e këtij vendimi të marrë nga kryeministri Mitsotakis.

Sipas Kathimerini, 3 ishin arsyet që luajtën rol kyç në kandidimin e Belerit. Së pari, duke qenë se çështja e kandidimit të Fredi Belerit ishte bërë publike më herët, Mitsotakis konsideroi se mospërfshirja e tij do të dërgonte mesazhin e gabuar pasi mund të interpretohej si një tërheqje ndaj Shqipërisë. Së dyti, preferenca ndaj Fredi Belerit ishte rritur dhe së fundmi presioni politik i marrë nga partia “Demokracia e re” nuk mund të përjashtohej.

Fredi Beleri është një ndër 42 kandidatët. Pavarësisht zgjedhjes, kandidatura e tij është kundërshtuar nga  ministri i Jashtëm i Greqisë, dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e tij në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë./kb

Të fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios

Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë...

“Paraqitu vetë”! Juli “harron” lojën, tremb Eglën, aktorja shpërthen në ulërima

Na ndajnë vetëm pak orë nga gjysëm finalja e Big Brother Vip Albania ku do të mësohen dhe sa banorë do ta prekin magjinë...

U fut për t’u larë në ujërat e Liqenit Artificial, i riu polak përfundon në spital

Një 25-vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet. Mësohet se i riu...

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Lajme të tjera

Web TV