Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Pas vdekjes së Skëndrebeut Himara, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. …… “Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Ne e dimë gjakun tonë nga buron”.

Petro Marko

  “Të rreptë bijtë e Shqipes……Kush e duron si ata mundimin e luftës?”

Bajroni       

Nga Sefer Pasha

Më 11 prill të vitit 1994 në Peshkëpi të rrethit të Gjirokstrës ndodhi një tragjedi. Ajo ka hyrë në histori. Njihet si “Masakra e Peshkëpisë”. Pikërisht në vendin e e masakrës u përurua një obelisk. Në këtë ditë prilli vendi i masakrës ka tjetër pamje. Edhe dëshmorët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini sikur u ngjallën me këtë vepër që u ngrit në kujtim të tyre dhe të kufitarëve që u gjymtuan. Më të çelur duken gjithashtu shkëmbinjtë e kësaj çuke, ku kanë çelur bajamet e egra dhe kulumbritë. Piramida 23 ngjan me një shpend të bardhë. Mali i Buretos që i rri obeliskut mbi kokë është më krenar. Ai zgjuan kujtimin për dëshmorin Llesh Pal Çupin nga Mirdita, i cili u vra në Kakavijë si dhe për një bir tjetër të denjë nga Korça, që quhej Bendo Buzo, i cili pasi u plagos rëndë me gjakun e tij shkroi në faqen e shkëmbit: – “Rroftë Shqipëria”. Ky prill u ka dhënë tjetër nur trëndafilave, luleve, barit të egër, fluturave shumëngjyrëshe, shqiponjave dhe gjeraqinave  të malit të Buretos, krojeve, lëndinave dhe lumit që vjen nga Voshtina e Greqisë.

Peisazhi përqark obeliskut është dehës. Kanë ardhur autobuz që nga Tiranë e Fieri me miq të Fatmir Shehut dhe të Arsen Gjinit. Të gjithë janë të veshur me kostum kombëtar. Sa hije që paska ngjyra e gjelbër e livadheve me dekorin e flamujve kuq e zi. Njëqind metra më poshtë është Udha e Bajronit kur ai erdhi që nga Janina për tek Kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Vështroj nga udha përsipër së cilës është Shpella e Pëllumbave, ku kapiten Fatmir Shehu zhvillonte stërvitje me forcat e kufirit. Dhjetë prilli ka qënë dita e fundit. Vështroj tufat me pëllumba dhe recitoj vargjet e Bajronit tek vepra e tij “Shtegëtimi i Çajld Haroldit” -:/Të rreptë bijtë e Shqipes! Por vetitë//Nuk u mungojnë veç të ishin më të arrira//Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë?//Kush e duron si ata mundimin e luftës?/……./Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnik!//Kur besa a nderi i thërret të derdhin gjakun//Si trima, turren ku t’i çojë i pari i tyre/.

Në mes të qytetarëve që ishin mbledhur për të kujtuar Dëshmorët e Atdheut Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini të binte në sy gruaja e Fatmir Shehut. Ishte në mes të dramës. Kanë kaluar 30 vjet që nga ai 11 prill i vitit 1994 kur asaj i dhanë mandatën e gjëmës së vrasjes së bashkëshortit, Fatmirit. Atëherë që nuse e re. Pas kaq motesh me dhimbje ajo qe thinjur si ato lulet e murrizit në  lëndinën rrotull obeliskut. Tani Fatmir Shehu do ta kishte mbyllur karierën. Jam i sigurt se do të ngjitej në çupejkën me shkëmbinj e vidha të Peshkëpisë për të treguar kujtimet e viteve të stuhishme. Por jeta e tij u ndërpre në lulen e rinisë. Dhe tani pas tridhjetë vjetësh në vendin ku ai u vra më duket sikur sillet rrotull fantazma e tij. Fantazma u rrëfen familjarëve dhe trupës së policisë se çfarë ngjau atë natë të 11 prillit të vitit 1994. Në atë orë të vonë kush e hapi derën e zyrës së tij ku ai po flinte? Vrasësi me pistoletë në dorë ç’tipare kishte? Sa vjeç duhet të qe? Vetë Fatmir Shehu e mori pistoletën që e kishte poshtë kokës së jastëkut, por nuk mundi që të hapte zjarr kundër kriminelit. Para se t’i mbyllte sytë vështroi nga dritarja. Vdiq me merakun për përgjegjësinë që kishte për 100 kufitarët, të cilët po trajnoheshin në postën kufitare të Peshkëpisë.

Sot në mëngjes më treguan lart në fshatin e Peshkëpisë se një ish kufitar e ka regjistruar të gjithë tragjedinë me të cilën në Hollivud mund të realizohet një film i denjë. Vërtetë zbulimi i huaj ua hoqi shulet e armëve, por 100 kufitar të çarmatosur e panë tragjedinë. Pengu që banda e mori me vete për të zezën e tyre ka treguar se pas piramidës 23 ai i prangosur ka dëgjuar zëra që flisnin në gjuhë të huaj. Ç’ishin këta? Të nesërmen aty janë gjetur shishe të zbrazuara me uiski “metaksa”. Po kështu  është gjetur një lëmsh me bishta cigaresh, mish i pjekur, një orë dore dhe një foto e Enver Hoxhës. Po foton përse e kishte marë banda me vete? Po. Ishte data 11 prill. Dita e vdekjes së Enver Hoxhës.

Lexo edhe :  Rrëfehet publicistja dhe shkrimtarja shqiptaro-amerikane

Rri dhe mendohem me dorën mbi obelisk për autorët e krimit makabër. Por historia fletë dhe për ura të miqësisë midis shqiptarëve dhe grekërve. Në historikun e kufirit mes dy shteteve është i shkruar dhe ky fakt. Në provokacionet e gushtit të vitit 1949 në majën e malit të Buretos, ku është piramida 21 u ndeshën ball për ball një kufitar shqiptar dhe një grek. Që të dyve u qenë mbaruar municionet. Filluan të luftojnë trup me trup. Kur mbrrijnë duke u kacafytur tek piramida 23 kufitari grek shkel mbi një minë dhe nga shpërthimi verbohet në të dy sytë. Kufitari shqiptar kur e pa grekun në atë gjendje nuk e la të vdiste i qorruar. Lajmëroj barinjtë që u ndodhën aty pranë dhe me kufitarët e postës së Peshkëpisë e nisin kufitarin grek në spitalin e Gjirokastrës. Të verbërin thuhet në historik e kuroj mjeku i njohur gjirokastrit Vasil Laboviti. Pas mjekimit kufitarin grek të verbuar e kthyen në Kakavijë për në vendlindjen e tij në Greqi. Gjithashtu po qëndis dhe një tregim të një prozatori të njohur të letërsisë greke. Fabula e tregimit ishte kjo që po e shkruaj në esenë për masakrën e Peshkëpisë. Në luftën kundër Turqisë luftonin në një llogore një ushtarak shqiptar dhe një grek. Gjatë betejës u plagos ushtaraku shqiptar. Greku e merr në shpinë shqiptarin për ta nxjer nga rrethimi. Por gjatë transportit ushtaraku grek po habitet. Shqiptari po e therte në zverk me thikë. Përse po ma pret kokën i thotë greku? Unë po të shpëtoj jetën. Jo, i përgjigjet shqiptari. Unë me thikën që e mbaj në brez po të pres një tufë me flokë që kur të kthehem në Shqipëri t’ja tregoj nënës. Cullufen e flokëve të tu t’i kem si kujtim për nderin që po më bën.

I jam kthyer disa herë ngjarjes tragjike të masakrës së Peshkëpisë. U përpoqa nëpër Tiranë të takohem e të shkoqis disa detaje me pengun Qemal Stroka. Me Qemalin në rini kemi ndarë pikat e vesës mbi piramidat e bardha. As një pikë vesë nuk duhej të derdhej në tokën e huaj. Por Qemali nuk u bë më i gjallë. Me miqtë tanë më dërgon lajme që të mos e përmend emrin e tij. Nuk do që t’ja kujtosh pengmarrejn tragjike. Gjithsesi Qemal Stroka është “Hamleti” i masakrës së Peshkëpisë. Ai është një minierë ari. Heshtja nuk është zgjedhja më e mirë e tij.

Pranë obeliskut të ri në orën 11 u mblodhën miq, koleg e famljar të Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. Mbajnë lule në duar. Është prill dhe të gjitha livadhet, shpati i Buretos, piramida 23, Shkëmbi i Gjeneralit dhe Udha e Bajronit formojnë një kuorë të madhe me lule. Dhe prapë duket sikur nuk mjaftojnë. Unë filmoj. Një miku im nga veriu më thotë që të fus në kamera dy shpend që enden mbi obelisk. I njoh këta shpend. Janë shqiponjat e malit të Buretos. Bota që na rrethon është plot me mistere thotë miku i largët. Të dy shpendët janë shpirtërat e Fatmir Shehut dhe të Arsen Gjinit. Në trup më shkojnë mornica. Në rininë time e kam njohr Fatmir Shehun. Ishte më i ri se unë. Po çfarë ndodhi atë natë të 11 prillit? Nuk mund të përshkruhet. Është një tragjedi e  llahtarëshme. Komploti ishte i hollë. Armëve u ishin hequr shulet. Dihej zyra ku flinte komandanti Fatmir Shehu. Roja i repartit ishte pa armë. Udha që vinte nga fshati Argjirohor ishte pa patrullë shërbimi.

Krimi makabër shkruhet me një prozë të brishtë në faqet e shkëmbinjëve, në fletët e gorricave, në sqepat e bilbilave, në pikat e vesës, në rrëketë e malit e në stuhitë e malit të Buretos. Asgjë nuk harrohet. Obelisku është një shënjë, një gur mali, një klithmë shqiponje e një këngë labe e trimit nga Tepelena,  Fatmir Shehu. Natyrisht që obelisku përcjell dhe mesazhin e paralajmërimit të fjalës së urtë “se ujët fle, por hasmi nuk fle”. Atdheu kërkon sakrifica. 11 prilli i vitit 1994 kurrë nuk ka për tu harruar.

Bëra shumë fotografi në të gjitha këndet, ku janë janë skalitur emrat e Fatmir Shehut dhe të kufitarit të thjeshtë Arsen Gjini. Për krimin e përbindshëm çoç më mërmërijnë shkëmbinjtë, ndërtesa e mbushur me plumba, piramida 23, pylli i Buretos, lëndinat me mijëra lule, shpendët, transhetë, rrëketë e malit, lumi i Voshtinës, lisat e plagosur, gurra e fshatit dhe erërat që vijnë nga majat e malit të Pindit. Krimi i 11 prillit të vitit 1994 nuk ka ndodhur as në luftën italo – greke, ku luftoi dhe poeti nobelist grek Eliotis.

Të fundit

Një tjetër mister rreth piramidave u zgjidh, si i ndërtuan egjiptianët në shkretëtirë?

Si ndërtuan egjiptianët piramida në shkretëtirë, duke transportuar gurë gjigantë, pa mjete teknologjike? Ata shfrytëzuan një degë të Nilit,...

Historiani Alexey Komarov: “Ndihmë e paçmuar” për çlirimin e Norvegjisë prej nazistëve

80 vjet më parë u nënshkrua një marrëveshje midis BRSS dhe Norvegjisë Svyatoslav Knyazev, Ekaterina Kiyko 80 vjet më parë, më 16 maj 1944, vendet anëtare...

28 maj 1937/ Wolgsvagen, makina popullore që u motivua nga Nacional Socialistët gjermanë

Themelohet prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen. Volkswagen përkthehet si “makina e popullit” në gjuhën gjermane. Slogani aktual i reklamave ndërkombëtare të kompanisë është thjesht...

Vapa ekstreme nxit astmën tek fëmijët

Me nxehtësinë ekstreme, shtohen vizitat e fëmijëve me astmë në spitalet kaliforniane: një tjetër konfirmim i ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike në shëndet. Nxehtësia ekstreme...

Pikëpamja e Guardian mbi mosmarrëveshjen në botën e artit: një shpërqendrim nga kriza

Heqja e mënyrës se si shpërndahen paratë nuk është përgjigje për problemet e krijuara nga një dekadë nënfinancimi Zgjedhjet e korrikut e kanë çuar Britaninë...

Lajme të tjera

Web TV