Krisja Meta-Kryemadhi/ Minxhozi ‘thumbon’ çiftin: Pas rënies së votave iu duhej një alibi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi thotë se krisja Ilir-Metas Kryemadhi ka ardhur pasi partia e tyre ka pasur rënie të votave në zgjedhjet e fundit.

Në një intervistë për një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se atyre iu duhej një alibi, teksa me këtë krisje, rënia e votave do të vazhdojë.

“Situata është shumë e qartë. Në zgjedhjet e 2017, LSI e asaj kohe, ka marrë mbi 220 mijë vota. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, LSI ka marrë 107 mijë vota, pra gjysmën pothuajse, më pak se gjysmën.

Tani, me këtë çarje, unë e kam të qartë, a mund të krjojë një krizë e brendshme e tillë, ku çifti që ka themeluar dhe drejtuar partinë, që ka qenë gjithçka për atë parti, nëse heqim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, nuk ka parti lirie, nuk ka figura të treta, të katërta, të pesta, kanë mbetur vetëm njëshi dhe dyshi.

Nëse këta dy persona çahen në mënyrë kaq publike, kur konsumohet një çarje e madhe, në kushtet kur partia ka njohur rënie votash nga njëra palëz gjedhjesh në tjetrën, nuk mbetet veçse të pritet që në zgjedhjet pasardhëse, rënia do të vazhdojë. Ju thatë që ndoshta kjo është një alibi.

Alibia shërben shumë pak, hyn në punë që të dalësh te gazetarët dhe të shfajësohesh. Por që të të gosdasë aleati yt më i afërt politik dhe bashkëshprti, kjo është anormale.

Çifti Meta-Kryemadhi janë arsyeja pse sot kemi Partia e Lirisë, pa këta të dy nuk ka parti. Nëse ka çarje, problemet do të pasqyrohen në zgjedhje.

Situata ka qenë dramatike, parashikohet edhe më dramatike me këtë lloj krize të brendshme. Është një situatë që e shoh mjaft gri”, theksoi ai./   S.M

Të fundit

Rita Lati zbulon parodinë që e bëri të famshme (Video)

Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm  vendet e...

1 në 5 adoleshentë, obez/ Shkak kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë...

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të...

Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Kam humbur një vajzë, ishte identike me Rozën!

Aktorja Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë. Artistja ka treguar se vogëlushja erdhi...

Lajme të tjera

Web TV