Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme.

“Në çdo fjalë që Ilir Meta ka thënë për kapjen e drejtësisë nga qeveria, jam shumë dakord për mënyrën.

Edhe them përsëri, vjen revolta. SPAK-u është një vegël e Edi Ramës dhe bëtaja jonë nuk është me SPAK-un. Iu duket normale që gazetat e Erion Velisë hapin faqet e para në 7 të mëngjesit me njoftime që SPAK-u çon te të tjerët. Pra lajmi kalon nga gazetat e Erion Velisë përpara se të vijnë te qytetarët”, theksoi ajo.

Por, pika ku ndahet me bashkëshortin që drejton Partinë e Lirisë, është ajo e nepotizmit në parti, për të cilën Meta ka pasur mjaft kritika kohët e fundit. “Në 2003, PS ndryshoi statusin për të larguar Monika Kryemadhi. O Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004, kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy vitesh e ndryshuan prapë.

Meritokracinë në një parti politike, nuk e mbyt nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është se të zgjedhin njerëzit me vota”, theksoi ajo në një dalje për gazetarët nga selia e Parlamentit”, tha ajo.

A është ndjerë e sulmuar nga Ilir Meta? Kryemadhi dha këtë koment: “Më shumë se më ka sulmuar Edi Rama dhe Erion Veliaj, pse nuk u dhimbset kjo ju! Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si politikane. Keq iu ka ardhur ju që Erion Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi”./   S.M

Të fundit

“Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur!”/ Shehi: Aksioni i opozitës i gabuar

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek aksioni i opozitës. Shehi...

VIDEO/ Rama vijon ironinë me Bardhin: Ore kush je…?!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është...

Çfarë pritet të ndodhë nga OSHEE me mbi 1 mijë abonentë

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e...

“Meta me parti inekzistente…”, Fevziu e thotë troç: Ja kush i fiton zgjedhjet në 2025

Blendi Fevziu, i ftuar në një emision televiziv, tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t'i fitojë Edi Rama, pasi PS është...

Çfarë ndodh kur mizat prekin ushqimin,çfarë problemesh shëndetësore rrezikojmë

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, të cilave i referohet AgroËeb.org konfirmojnë...

Lajme të tjera

Web TV