“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte.

Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit të kreu të PL, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Sipas Ngjelës ata duan t’i shpëtojnë drejtësisë, ndërsa zbërtheu edhe skemën në studio.

“Nuk është raport bashkëshortor ky, është raport midis dy hajdutësh. Hajduti A duke menduar se është më i fortë se sa hajduti B dhe duke menduar mos të bjerë nga pushteti ia hedh të gjithë hajdutit B, që hajduti B të dënohet të marrë të gjithë fajin përsipër dhe hajduti A meqë ka forcë do të shpëtojë edhe hajdutin B.

Ta shpjegva psikikën e krimit, është bashkëpunim kriminal jo bashkëpunim erotik, ka lidhje me pasurinë, i pasuri i akuzon për krim dhe ky thotë është e gruas, gruaja thotë po është e imja se është ajo që thashë unë. Ndihmomë i ka thënë gruas, po e bëjmë si përrallë.

Se do të bëhem kryeministër, pyetja ime është kjo, bëhet dot kryeministër me të gjitha këto? Po të jenë çmendur shqiptarët le ta bëjnë”, tha Ngjela./   S.M

Të fundit

‘Çmenden’ protestuesit futen në pistë, autoritetet e aeroportit bëjnë lëvizjen urgjente

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe...

Burri qëllon për vdekje vjehrrën dhe plagos gruan, në fund vret veten

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili...

Emigrantët protestë simbolike në Milano: Duam votë në 2025!

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda...

70 % e hoteleve në Sarandë të rezervuara për verën! Çipa: numri i turistëve në rritje

Prenotimet në qytetin e Sarandës për periudhën e verës korrik-gusht-shtator janë në nivelet 60 - 70%. Kreu i operatorëve tustikë Arben Çipa thotë se kjo...

Spanjë, turizmi nën presion për shkak të thatësirës së madhe

Sektori i turizmit në Spanjë po kritikohet gjithnjë e më shumë për shkak të konsumit të lartë të ujit. Por politika i eviton masat...

Lajme të tjera

Web TV