Meta probleme me drejtësinë? Analisti thumbon ish-presidentin:Pa qenë i pandehur nga SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë.

Në një intervistë televizive, Minxhozi u shpreh se Meta, pa qenë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), po sillet si i tillë.

Sipas Minxhozit, Meta ka qenë një politikan i qetë, por ndryshoi pas votimit të reformës në drejtësi në vitin 2016.

“Realisht, reagimet e tij kanë qenë ekstrem, kanë qenë jashtë formatit të një politikani me shumë eksperiencë. Jam shumë i habitur me transformimin e politikanit Meta. Ishte një politikan që nuk kishte këtë karakterin eksploziv që po e shfaq pas 2016, kur edhe kaloi reforma në drejtësi. Qetësia e politikanit Meta pati një ndërprerje me votimin e reformës në parlament dhe erdhi gradualisht duke humbur. Sot kemi pikën kulminante të një karriere me akuza të cilat janë pa baza.

Çështja e Ilir Metës, është pak e çuditshme, sese shumëksuh nuk i dinte përmasat deri pak orë më parë, dhe riskun që Meta paska marrë në raport me SPAK, dinin që ka fjalë se ai hetohej, i kanë vajtur hetuesit, e ka thirrur SPAK, ishte krijuar një lloj thashethemnajë mediatike se Ilir Meta kishte probleme serioze me drejtësinë,  por asgjë konkrete.

Ai po bërtet duke i bërë njerëzit të kthejnë kokën me zor edhe kur njerëzit nuk kanë ndërmend të merren me problemet e tij.

Më tregon edhe mua si nder shqiptarët e thjeshtë, që duke bërë atë kalkulimin e thjeshtë të acarimit të tij, më bën ta lidh me problemet që ai duhet të ketë. Ndryshe, një politikan do duht të ishte i qetë, ta maskonte problemin e tij, të shfaqej në publik sa më normal.

Lexo edhe :  FOTO/ Kryemadhi bisedon me Nokën, deputeti vesh bluzën me mesazhin për Berishën

Kurse Meta këtu, pa qenë i pandehur, ka një reagim sikur realisht është i pandehur në shumë çështje njëherësh. Kjo më habit.

Përse duhet politikani Meta ta humbasë qetësinë në këtë nivel? Ilir Meta do duhet të ishte shumë më i qetë.

Kjo është e pakuprueshme që të shohim ato skena prej tij në publik. SPAK duhet të jetë një organ akuze, që të çojë përpara detyrat e tij kushtetuese, të zbatojë kuadrin ligjor dhe të mundohet t’i provojë pranë një gjykate”, theksoi ai./   S.M

Të fundit

Albani rrëfen 20 orët e vështira në anijen me 400 veta: Për pak sa nuk rashë në det

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj në Podcast-in "Flasim" me kryeministrin Edi Rama ka treguar historinë e vështirë të emigrimit drejt...

Shkak ndërtimet e reja/ Ekspertët paralajmërojnë për një krizë strehimi në Gjermani

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë njoftoi këtë javë se 294,400 apartamente të reja u ndërtuan në Gjermani vitin e kaluar, një rënie vjetore...

Tenderët publikë, si do të zhvillohen pas 3 Qershorit?

Nga data 3 Qershor procedurat tenderuese do të kryhen sipas kufijve të rinj monetarë, të miratuar nga qeveria. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpjeguar ndryshimet...

I papërtueshmi Meta, e nis ditën me urimin e ditëlindjes së poetit Naim Frashëri

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot ditëlindjen e poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, me disa vargje të...

SPAK ‘frenon’ rritjen e çmimeve të apartamenteve

Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimet në pronat e paluajtshme, mbetet mënyra kryesor për pastrimin e parave në Shqipëri”, tha pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV