OBSH: Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit mbetet një shqetësim i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen në rritje të variantit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit.

Ekziston frika se virusi H5N1, i cili ka pasur një “shkallë vdekjeje jashtëzakonisht të lartë” te njerëzit e infektuar pas kontaktit me kafshë të sëmura, do të përshtatet dhe do të jetë në gjendje të përhapet nga personi në person.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që H5N1 është transmetuar nga personi në person.

Nga fillimi i vitit 2023 deri më 1 prill 2024, OBSH njoftoi se regjistroi në 23 vende gjithsej 889 raste të gripit të shpendëve te njerëzit dhe 463 viktima, pra një shkallë vdekshmërie prej 52%.

Në fillim të prillit, autoritetet amerikane njoftuan se një burrë kishte rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve.

Aktualisht, rastet e transmetimit të virusit te njerëzit janë shumë të rralla. Një fëmijë nëntë vjeçar vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia në shkurt, ndërsa tre vdekje të tjera nga e njëjta sëmundje u regjistruan në vend në vitin 2023./kb

Të fundit

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha me grupin e tij në Parlament kanë shprehur në mënyrë të fshehtë...

Moment historik/ Shkencëtarët kinezë zhvillojnë kurën për shërimin e diabetit

Në një moment historik të rëndësishëm të mjekësisë, shkencëtarët kinezë kanë shëruar me sukses diabetin tek një pacient duke përdorur një terapi novatore të...

Merret vendimi, vizitorët do paguajnë më shumë për të vizituar Kullën Eiffel

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Pse flamingot janë rozë?

Flamingot janë të njohur për pendën e tyre të gjallë rozë, e cila mahnit vëzhguesit në mbarë botën. Faktori mbizotërues që kontribuon në ngjyrën...

Asfaltimi i rrugëve në Farkë, Veliaj: I japim vlerë si qendrës, ashtu edhe periferisë

Ekipet e terrenit në Bashkinë e Tiranës kanë vijuar punën asfaltimin e rrugëve në zonën e Farkës, në kryeqytet. Veliaj shprehet se puna po vijon...

Lajme të tjera

Web TV