Sezoni turistik/ Balla në Rinas: Mirësjellje me të huajt që vijnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla inspektoi pikën kufitare të Rinasit, ku u njoh nga afër me masat e marra për përpunimin e kalimit të qytetarëve, në hyrje apo në dalje.

Ministri kërkoi nga punonjësit e policisë të jenë të sjellshëm me turistët e huaj që vijnë në Shqipëri.

 “Mos harroni asnjëherë se mesazhi kryesor që duhet të japim është që çdo punonjës i Policisë së Shtetit në kufi është kontakti i parë i një të huaji me Shqipërinë.

Gjëja që mban mend një i huaj që vjen për herë të parë në Shqipëri është kontakti i parë me shtetin, që është punonjësi i policisë kufitare. Edhe ju kur keni qenë jashtë shtetit gjëja e parë që mbani mend është kontakti me policinë e kontrollit kufitar.

Duhet ta shohësh me mikpritje vizitorin e huaj, në momentin që ai vjen dhe sjell pasaportën, duhet t’i thuash “Welcome to Albania”, edhe ai thotë që ky është një vend i dashur, sepse ne shqiptarët mikun e kemi njëlloj me Zotin. E kemi të shkruar në ADN tonë që shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.”

Vlerësim pati për punën që po bëhen sa i përket ndalimit të emigracionit të paligjshëm.

“Dua të theksoj punën që është bërë dhe vijon të bëhet kundër emigracionit të paligjshëm ose kërkesave për azil në vendet e BE-së nga qytetarë shqiptarë.

Shifrat e 2-mujorit janë brenda mesatares së vendeve të tjera por gjithsesi duhet të rritet fokusi në ato intervistimet që bëhen.”

 “Ne duam të shohim një shërbim kufitar të rregullt, me mirësjellje dhe pa dyshim një shërbim kufitar i cili të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin.

Ne nuk do të tolerojmë që mes nesh, në policinë kufitare, të kemi nga ata që tradhtojnë betimin e punonjësit të policisë, besimin e qytetarëve.

Këtu mund të vijnë edhe qytetarë të huaj të cilët synojnë që të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri dhe përmes saj, të shkojnë në vende të tjera. Ne nuk duhet ta lejojmë një gjë të tillë.

Edhe në largim, duhet të mos tolerojmë askënd që mund të largohet nga Shqipëria për qëllime të kërkimit të azilit.”

Balla tha se po diskutohet shtimi i personelit të policisë kufitare për të shkurtuar oraret e shërbimit./   S.M

Të fundit

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për shfuqizimin e gjobave nga 1 janari 2015 deri më 2024!

Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara” për periudhën nga 1 janari 2015 deri...

Lajme të tjera

Web TV